Kombëtarja bullgare e futbollit mundi Maqedoninë e Veriut me rezultat 1:0 në një ndeshje të tensionuar të mbushur me skena të vrazhda dhe të shëmtuara të shkaktuara nga mikpritësit. Pas një kartoni të kuq në minutën e 14-të, maqedonasit luajtën me një njeri më pak. Golin e vetëm e shënoi Kirill Despodov në minutën e 50-të. E çuditshmja është se golashënuesi më i mirë është nga qyteti Kresna e zonës gjeografike, Maqedonisë së Pirinit. Ndeshja në stadiumin e Shkupit u luajt gjatë sjelljes skandaloze të tifozëve.
Ata e pritën me fishkëllime himnin kombëtar bullgar dhe më pas kënduan kundër lojtarëve bullgarë.
Me fitoren bullgarët u renditën në vendin e dytë në grupin e katërt “C” të Ligës së Kombeve.
Fituesi legjendar i Kupës së Botës në maratonën e notit për 11 vite radhazi /2001-2011/, kampion bote në not në ujëra të akullta në një pishinë pranë qytetit rus Murmansk në vitin 2019 dhe fitues në not në kushte ngrirjeje pranë ishullit norvegjez..
Snoubordisti bullgar Petër Gergiovski fitoi një medalje argjendi në Festivalin Evropian Dimëror të Rinisë në Itali. Bullgari përfundoi i dyti në kualifikimet dhe doli në finale. Duke rivalizuar për titullin, Gergiovski ishte 3.40 sekonda më i..
Snowboardisti më i mirë bullgar Radosllav Jankov bëri përshtypje me vendin e katërt në Kupën e Botës në Bansko . Ai e arriti atë në fillimin e sllallomit paralel, rezultati i tij më i mirë në Kupën e Botës që nga viti 2019. Bullgari ishte i..