Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot në Bullgari është ditë reflektimi, pa reklama politike

Sot në Bullgari është ditë reflektimi para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 2 tetorit. Në orën 24:00 të datës 30 shtator përfundoi fushata parazgjedhore e kandidatëve që kërkuan mbështetjen e shoqërisë për hyrjen në Asamblenë e 48-të Kombëtare. E shtuna, pa agjitacion politik, u jep qytetarëve bullgarë mundësinë të formulojnë preferencat e tyre se kujt do të votojnë besimin për t'i përfaqësuar ata në parlamentin e ardhshëm. Shpërndarja e materialeve të fushatës, si dhe shkatërrimi i atyre tashmë të vendosura, është e papranueshme. Ndalohet publikimi i sondazheve dhe renditjeve 24 orë para votimit, si dhe në ditën e zgjedhjeve.

Partitë, koalicionet dhe komisionet nismëtare dorëzojnë sot në Komisionet Rajonale të Zgjedhjeve aplikimet për regjistrimin e mbrojtësve të listave të kandidatëve, të cilët duhet të marrin një vërtetim nga Komisioni. Në faqen e internetit të Komisioneve Rajonale të Zgjedhjeve publikohet një listë e personave të autorizuar, me kusht që të respektohen kërkesat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të regjistrojë dhe të publikojë në faqen e tij të internetit listën e vëzhguesve të votimit.

Më shumë nga rubrika

Konfirmohet nga shkencëtarët bullgarë: bimët mund të “bisedojnë” me ne dhe me njëra-tjetrën

Bimët nuk janë atribute të thjeshta dekorative në shtëpi dhe kopsht. Ata janë krijesa natyrore të gjalla dhe madje “të ndjeshme”. Përveçse janë të bukura dhe të këndshme për syrin dhe shpirtin, ata mund të ... “flasin” dhe madje të komunikojnë me..

botuar më 23-01-17 7.15.PD
Denica Sekuliçka

Bullgarët në Sllovaki janë një komunitet i vogël, por i lidhur ngushtë me njëri tjetrin

Për të përhapur kulturën bullgare në mbarë botën dhe për të ruajtur identitetin tonë kombëtar në Sllovaki - ja çfarë Denitca Sekuliçka, kryetare e Bashkimit Kulturor Bullgar në Bratislavë dhe redaktore e revistës bullgare "Bashkatdhetar", i ka..

botuar më 23-01-16 7.15.PD

Radio “Bullgaria ime” për të 7-tin vit është zëri i bashkatdhetarëve tanë në Argjentinë

Si i feston Bullgaria ditët e emrave në dimër - kjo ishte tema e transmetimit të parë të vitit 2023 në radion në internet "Bullgaria ime" në Argjentinën e largët. Radioja së fundmi festoi shtatë vjet nga fillimi i saj. Kjo është e vetmja media..

botuar më 23-01-15 9.05.PD