“Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta për t’u përfshirë në një konflikt. Çdo ndryshim i situatës çon në shqetësim”. Këtë e tha ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mbrojtjes Dimitër Stojanov para mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit pranë kryeministrit në detyrë, lidhur me pasojat për vendin tonë nga aneksimi i territoreve të Ukrainës nga Rusia. Sipas Stojanov, aktualisht nuk ka ndryshim të situatës në Detin e Zi. Rreziku i vetëm është lëvizja e lirë e minave. Të tilla janë zbuluar në Rumani, Bullgari dhe Turqi.
Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Vitalij Moskalenko, i bëri një kërkesë Bullgarisë nga ana e Ukrainës për armatim të rëndë, por ajo u refuzua. “Ka një vendim të parlamentit, i cili ka votuar për të dhënë ndihmë ushtarako-teknike, por jo armë, dhe ne nuk mund ta shkelim atë”, u përgjigj Stojanov.
Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë..
Të dhënat për inflacionin në vend, të cilat jepen nga Instituti Kombëtar i Statistikave, nuk janë të manipuluara, sepse kontrollohen çdo muaj nga Eurostat. Kështu deklaroi në Kuvendin Popullor kryetari i institutit Atanas Atanasov. Ai diskutoi me..
Dosjen do ta kthejmë bosh, tha për bTV, bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe i grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) Kirill Petkov. Mandatin do ta marrë kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov,..
Temperaturat minimale të enjten në Bullgari do të jenë nga 7 deri në 12°, në Sofje 8°. Deri në mesditë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme deri..
Në Muzeun Historik Ushtarak Kombëtar në Sofje do të hapet më 28 mars një ekspozitë në përkujtim të njëzet vjetorit të anëtarësimit të Republikës së..
Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i..