Furnizuesi shtetëror i gazit “Bullgargaz” shpalli të mërkurën vonë në mbrëmje një tender për furnizimin me gaz natyror për periudhën nga nëntori 2022 deri në fund të vitit 2023, njofton Mediapool. Aplikimet do të pranohen për të paktën 3 milionë MWh për të gjithë periudhën 14 mujore. Burimi i furnizimit me gaz duhet të jetë nga vende pa sanksione, embargo apo kufizime tregtare të vendosura. Ofertat pranohen deri më 4 tetor.
Aktualisht, kompania mban katër tenderë për furnizim me gaz të lëngshëm - për nëntor dhe dhjetor 2022, për vitin 2023 dhe për periudhën nga 2024 deri në 2034. Sipas drejtoreshës së “Bullgargaz” Denica Zllateva, ka një interes të madh për procedura nga kompani nga Amerika, Evropa, Lindja e Mesme, Kina.
Presidenti Rumen Radev emëroi qeverinë e re të përkohshme, shpërndau Kuvendin Popullor dhe caktoi zgjedhjet parlamentare për 2 prillin. Në krye të kabinetit mbetet Gëllëb Donev, punën e të cilit do ta përkrahin ministrat e kabinetit të tij të..
Një raketë ruse goditi qytetin Kramatorsk në rajonin e Doneckut mbrëmë dhe vrau tre civilë, njoftoi agjencia e lajmeve UNIAN. Sipas të dhënave të fundit, 20 persona u plagosën. Raketa goditi tetë ndërtesa banimi – njëra prej tyre u shkatërrua dhe..
Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan 60 raste me koronavirus nga 3009 testime të kryera. 2 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 57 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër..
Gjatë natës , vranësira do të jetë e konsiderueshme, por vetëm në vende të izoluara, kryesisht në zonat malore, do të bie borë e dobët. Era..
Vranësirat do të rriten dhe trashen nga perëndimi rreth dhe pas mesditës së të enjtes . Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi..
Me 134 vota “pro”, 26 “kundër” dhe asnjë abstenim, Kuvendi Popullor e shpalli Holodomorin - Urinë e Madhe në Ukrainë në vitet 1932-1933 si gjenocid dhe..