Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tetë parti do të hyjnë në Parlament, pas votimit të së dielës

Foto: arkiv

Nisur nga situata në Bullgari dhe në mbarë botën, janë të mundshme luhatje serioze për zgjedhjet e së dielës. Këtë e tregon fotoja e qëndrimeve paraelektroale pak ditë para votimit. Vlerësimet janë se rreth 2.6 milionë njerëz, rreth 39% e listës zyrtare, do të marrin pjesë në zgjedhje. Një përqindje shumë e vogël prej tyre pritet të zgjedhë "Unë nuk mbështes askënd". Të dhënat janë nga një anketë përfaqësuese kombëtare nga "Gallup International Balkan", e kryer për Radion Kombëtare Bullgare në periudhën 20-27 shtator me 1009 bullgarë të rritur përmes një interviste të drejtpërdrejtë “ballë për ballë”.

Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin në dhjetëditëshin e fundit të shtatorit, GERB-SDS do të merrte 25.8% të votave për partitë, koalicionet apo kandidatët e pavarur, "Po e vazhdojmë ndryshimin" - 16.6%, dhe DPS dhe " Vëzrazhdane” përkatësisht 13. 2% dhe 12.8%. BSP është me 9,2% dhe “Bullgaria Demokratike” me 7,8%. Ata pasohen nga “Ka një popull të tillë” me 4,2% dhe “Ngritja bullgare” me 4%. Më poshtë renditen “Ngrihu, Bullgari” dhe VMRO, me 1.9% dhe 1.2%. Pritet që edhe formacione të tjera të shënojnë një rezultat të ngjashëm nën barrierë.

Këtë e tregon sondazhi Gallup International Balkan i kryer për Radion Kombëtare Bullgare nga data 20 deri më 27 shtator në mesin e 1009 bullgarëve të rritur.

Më shumë nga rubrika

Nikollaj Krëstev në Shkup

Bullgaria në Ballkan në vitin 2022

2022-ta ishte një vit i vështirë për Ballkanin Perëndimor. Çështja kryesore që duhej zgjidhur ishte lidhur me marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vetos që vendi ynë vendosi sa i përket perspektivës evropiane të..

botuar më 23-01-04 11.50.PD

Mungesa e perspektivës politike shënoi vitin 2022 në Bullgari

Ngjarja që shënoi vitin 2022 përsa i përket politikës së jashtme është lufta në territorin e Ukrainës. Operacioni ushtarak i nisur nga Rusia më 24 shkurt, shkaktoi një akt të paprecedentë solidariteti ndaj popullit ukrainas nga pothuajse të gjitha..

botuar më 22-12-30 7.15.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët mbeten në barrikada në veri të Kosovës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Rusia po nxit tensionet mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të tërheqjes së trupave të saj në Ukrainë, shkruan gazeta britanike..

botuar më 22-12-23 3.20.MD