Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Tetori fillon me reshje dhe bubullima

Foto: BGNES

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të shpërndara të larta. Do të fryjë erë e lehtë jugore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 17°, në Sofje rreth 12°.

Ditën e shtunë do të ketë vranësira mesatare dhe të larta, të cilat pas mesditës do të trashen. Në mbrëmjen dhe natën e së dielës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje të shkurtra shiu, vende-vende të përkohshme intensive dhe të konsiderueshme në sasi, të shoqëruara me shtrëngata. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugperëndimore e cila gradualisht do të orientohet nga drejtimi perëndimor. Moti do të jetë i ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 27° dhe 32°, në Sofje - rreth 28°.

Mbi male do të ketë vranësira mesatare dhe të larta, të cilat pas mesditës do të trashen. Pas mesditës dhe natës të dielën, në masivët e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në disa vende reshjet do të jenë përkohësisht intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra rreth 18°, në 2000 metra rreth 13°.

Më shumë nga rubrika

Duke qëndruar në këmbë, deputetët nderuan viktimat e Holokaustit

Me deklarata dhe një minutë heshtje, parlamenti nderoi kujtimin e viktimave të Holokaustit. Dita përkujtimore lidhet me përvjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit "Auschwitz-Birkenau" më 27 janar 1945. Ruajtja e kujtimit të..

botuar më 23-01-27 11.11.PD
Ursula von der Leyen

Sinjale kontradiktore nga BE-ja për mbrojtjen e kufirit bullgaro-turk

Kufiri bullgaro-turk duhet të jetë një prioritet në forcimin e kufijve kryesorë të jashtëm të BE-së përmes masave të synuara që janë të hapura edhe për shtetet e tjera anëtare të interesuara. Kështu thuhet në letrën e Presidentes së Komisionit..

botuar më 23-01-27 10.11.PD

Pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhie ka sërish shpërthime

Gjatë 24 orëve të fundit, Rusia ka gjuajtur 70 raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 47 prej tyre, por pati viktima. Më vete, forcat ruse kryen 44 sulme ajrore, 18 prej të cilave me drone iraniane. Në vijën..

botuar më 23-01-27 9.27.PD