Më 1 tetor Presidenti Rumen Radev është mikëpritës i ceremonisë së vënies në punë zyrtare të lidhjes ndërsistemore të gazit Greqi - Bullgari. Veprimtaria mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.
Ndërlidhja e gazit Greqi - Bullgari është e një rëndësie strategjike për Evropën Juglindore dhe ofron një mundësi për diversifikim real energjetik të furnizuesve të gazit natyror për rajonin. Interkonektori i siguron Bullgarisë akses të drejtpërdrejtë në Korridorin Jugor të Gazit dhe furnizime me gaz natyror nëpërmjet Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), Gazsjellësit Trans-Anatolian (TANAP), dhe në të ardhmen e afërt edhe nga terminali i gazit të lëngshëm pranë Aleksandrupolis.
Me ftesë të presidentit bullgar në ceremoni asistojnë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Azerbajxhanit Illham Aliiev, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, Kryeministri i Greqisë Kyriakos. Mitsotakis, Kryeministri i Rumanisë Nikolae Chuka dhe Kryeministri bullgar Gëllëb Donev.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i tha kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, se siguria e centralit bërthamor të Zaporozhies nuk mund të garantohet derisa trupat ruse të largohen prej tij. Rusia po mban “peng”..
Të martën në Bullgari do të kalojë një front i ftohtë me vranësira dhe reshje bore në verilindje. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°. Në Sofje do të jetë 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5 deri në 10°, në kryeqytet deri..
Deri në fund të vitit, fermerët bullgarë do të marrin 213 milionë leva (108.90 milionë euro) ndihmë për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo u vendos nga Fondi Shtetëror “Bujqësia”. Ndihma shtetërore, e miratuar nga Komisioni Evropian më 24 mars, mbështet..
Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Peshkimin dhe Akuakulturën Doc. Vanja Stamatova i tha BNR se tre anijet bullgare të peshkimit në Detin e Zi,..
Ukraina kërkon që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të thërrasë një takim urgjent të menjëhershëm për shkak të deklaratave të Rusisë se ka vendosur armë..
Bullgaria nuk mund t’i japë Ukrainës predha 155 mm. Kështu komentoi ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Sipas tij, ushtria nuk ka një kalibër të tillë..