Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vihet në shfrytëzim lidhja e gazit Greqi – Bullgari

Foto: EPA/BGNES

Më 1 tetor Presidenti Rumen Radev është mikëpritës i ceremonisë së vënies në punë zyrtare të lidhjes ndërsistemore të gazit Greqi - Bullgari. Veprimtaria mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.

Ndërlidhja e gazit Greqi - Bullgari është e një rëndësie strategjike për Evropën Juglindore dhe ofron një mundësi për diversifikim real energjetik të furnizuesve të gazit natyror për rajonin. Interkonektori i siguron Bullgarisë akses të drejtpërdrejtë në Korridorin Jugor të Gazit dhe furnizime me gaz natyror nëpërmjet Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), Gazsjellësit Trans-Anatolian (TANAP), dhe në të ardhmen e afërt edhe nga terminali i gazit të lëngshëm pranë Aleksandrupolis.

Me ftesë të presidentit bullgar në ceremoni asistojnë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Azerbajxhanit Illham Aliiev, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, Kryeministri i Greqisë Kyriakos. Mitsotakis, Kryeministri i Rumanisë Nikolae Chuka dhe Kryeministri bullgar Gëllëb Donev.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 shkurtin 2023

Vranësirat do të rriten dhe trashen nga perëndimi rreth dhe pas mesditës së të enjtes . Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat e ditës do të rriten pak më shumë dhe do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 12°,..

botuar më 23-02-01 6.45.MD

Qeveria miratoi një derogim për eksportin e produkteve të naftës bruto ruse në Ukrainë

Qeveria teknike mori një vendim me të cilin miraton ofrimin e mundësisë për Bullgarinë për të zbatuar derogimin e veçantë nga Rregullorja e Këshillit (BE) për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë...

botuar më 23-02-01 6.13.MD
Memoriali i Holodomit në Kijev

Deputetët e shpallën Holodomorin në Ukrainë gjenocid

Me 134 vota “pro”, 26 “kundër” dhe asnjë abstenim, Kuvendi Popullor e shpalli Holodomorin - Urinë e Madhe në Ukrainë në vitet 1932-1933 si gjenocid dhe dënoi kategorikisht krerët e saj. Sipas vendimit, çdo e shtunë e fundit e nëntorit do të shënohet si..

botuar më 23-02-01 5.14.MD