Bullgarët në Gjermani, veçanërisht në Shtutgart, shfaqën aktivitet më të ulët ditën e zgjedhjeve, krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave jozyrtare të komunitetit bullgar, rreth 14 000 bashkatdhetarë tanë jetojnë përherë në provincën e Baden-Vyrtemberg, me rreth 7000 vetëm në kryeqytetin e saj, ka edhe shumë studentë...” Një nga seksionet elektorale në Shtutgart është me vendndodhje në lagjen Bad Kanstadt, e cila është ndër më të populluarit me bullgarë në këtë vend. Pikërisht aty votoi Kalina Pançeva, mjeke në fushën e mjekësisë stomatologjike, e cila prej 4 vitesh ndodhet në Gjermani me familjen e saj.
Sipas Kalinës, në orët e mëngjesit votuan kryesisht të rinjtë bullgarë, të cilët vajtën në qendrën e votimit pavarësisht motit të keq në Gjermani dhe me gjithë serinë e ditëve të pushimit, të cilat perceptohen si një rast për një pushim të shkurtër:
“Sipas vlerësimit tim, në zgjedhjet e mëparshme pjesëmarrja ishte dukshëm më e lartë, njerëzit ishin shumë më shpresëdhënës, entuziastë dhe më të motivuar për të votuar sesa tani. Të gjithë kanë motivet e tyre. Disa nga bullgarët janë në Gjermani për më shumë se 20 vjet dhe disa prej tyre nuk duan të votojnë, pasi mendojnë se nuk kanë të drejtë, sepse nuk planifikojnë të kthehen në Bullgari dhe për rrjedhojë nuk duhet të ndërhyjnë në asnjë mënyrë në jetën politike të vendit. Një pjesë tjetër nuk do të votojnë këtë vit, pasi janë të zhgënjyer nga zgjedhja e tyre e bërë vitin e kaluar dhe nuk duan të votojnë për momentin në zgjedhjet e radhës të parakohshme. Po, ka nga ata që si unë do të votojnë, por nuk mund të vlerësoj se sa përqind e tyre do të dalin.”
Mjekja e re thotë se Bullgaria i ka munguar gjithmonë kur ka jetuar për një kohë të gjatë jashtë vendit dhe nuk do ta kapërcejë kurrë këtë nostalgji. Këtu mbetën shumë njerëz të afërt dhe miq dhe kjo e lidh fort me vendlindjen. Kjo është arsyeja pse Kalina zgjedh të votojë sot, pavarësisht zhgënjimit që erdhi pas zgjedhjeve të vitit të kaluar:
Tani votoj për stabilitet politik, pasi kohët janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme. Unë votoj me shpresë për një të ardhme më të mirë për bullgarët në aspektin ekonomik, politik dhe social, për ndershmërinë, për transparencën, për barazinë para ligjit. Ndryshimet kërkojnë një periudhë më të gjatë kohore, kur dhe si do të ndodhin nuk dihet, por roli i çdo qytetari bullgar, i secilit prej nesh, është të ushtrojë të drejtën e votës dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në një farë mënyre në zhvillimin e ardhshëm të vend . Nëse një person nuk voton, është shenjë e mungesës së interesit për atë që po ndodh në vend.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal, pixabayDy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..
Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..
Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..
Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi..
Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së..
Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të..