Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Përsëri mot i ftohtë dhe me re

Foto: BGNES

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, por pas mesnate vranësirat në veri të Bullgarisë do të fillojnë të shtohen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje - rreth 8°.

Të hënën, 3 tetor, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpeshherë të konsiderueshme. Kryesisht në gjysmën jugperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në rajonin Rilla-Rodope. Në Fushën e Danubit do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, përkohësisht e fortë nga perëndimi dhe bashkë me të do të vazhdojë edhe bartja e ajrit të ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17° dhe 22°, në Sofje 16-17°.

Në zonat malore vranësirat do të jenë kryesisht të konsiderueshme. Do të ketë reshje shiu, mbi rreth 2000 metra – reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët e larta dhe të hapura - deri në erë të fortë veriperëndimore dhe temperaturat do të ulen. Maksimumi në 1200 metra do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 4°.

Më shumë nga rubrika

Pavarësisht rritjes së fluksit të emigrantëve, Bullgaria arrin t’i rezistojë presionit

Shteti bullgar mobilizoi të gjitha resurset në dispozicion për t’i rezistuar presionit të fortë migrator përgjatë kufirit. Presidenti Rumen Radev në një bisedë telefonike me kancelarin austriak Karl Nehammer theksoi se fluksi i emigrantëve drejt..

botuar më 22-12-02 8.07.MD

Holanda bllokon sërish pranimin e Bullgarisë në Shengen

Qeveria e Holandës ka vendosur të bllokojë pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Korporata Holandeze Transmetuese. Sipas kryeministrit Mark Rutte, vendimi nuk është politik, por i bazuar në fakte. Sipas ministrit të jashtëm Wopke Hoekstra,..

botuar më 22-12-02 7.52.MD

Do të votojmë me letër ose me makineri, vendosën deputetët pas 18 orësh debate dhe skandale

Në një mbledhje 18-orëshe, deputetët (me votat e GERB-SDS, DPS dhe BSP) pranuan në leximin e dytë që votuesit ta ushtrojnë të drejtën e votës me fletëvotim në letër ose me makineri, por nuk arritën të votojnë për gjysmën e teksteve në Kodin..

rinovuar më 22-12-02 6.35.MD