Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Përsëri mot i ftohtë dhe me re

Foto: BGNES

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, por pas mesnate vranësirat në veri të Bullgarisë do të fillojnë të shtohen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje - rreth 8°.

Të hënën, 3 tetor, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpeshherë të konsiderueshme. Kryesisht në gjysmën jugperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në rajonin Rilla-Rodope. Në Fushën e Danubit do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, përkohësisht e fortë nga perëndimi dhe bashkë me të do të vazhdojë edhe bartja e ajrit të ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17° dhe 22°, në Sofje 16-17°.

Në zonat malore vranësirat do të jenë kryesisht të konsiderueshme. Do të ketë reshje shiu, mbi rreth 2000 metra – reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët e larta dhe të hapura - deri në erë të fortë veriperëndimore dhe temperaturat do të ulen. Maksimumi në 1200 metra do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 4°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Kangallxhiev

Dimitër Kangallxhiev merr postin vakant të kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Postin e “kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme do ta marrë krye komisar Dimitër Kangallxhiev, i cili deri tani ishte zëvendës i kryesekretarit, njoftuan nga Ministria. Ai do të zëvendësojë Zhivko Kocev në këtë post deri në emërimin e..

botuar më 24-04-10 5.56.MD

Japim 60 mijë euro ndihmë për Ukrainën, vendosi parlamenti

Kuvendi Popullor miratoi ndihmën financiare bullgare për Ukrainën në shumën prej 60 mijë euro. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen në një program 4-vjeçar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, njoftoi reporterja parlamentare e BNR Maria..

botuar më 24-04-10 3.42.MD
Zhivko Kocev

Presidenti shkarkoi nga detyra kryesekretarin e Ministrisë së Brendshme

Me propozim të qeverisë së përkohshme, presidenti nënshkroi një dekret për ndërprerjen e kompetencave dhe shkarkimin nga detyra të kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zhivko Kocev, njoftoi qendra e shtypit e kreut të shtetit...

botuar më 24-04-10 1.08.MD