Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia “Ngritja bullgare” është e kënaqur me rezultatin zgjedhor

Stefan Janev
Foto: BGNES

Nëse partia "Ngritja bullgare" hyn në parlamentin e ardhshëm, tema e rëndësishme për partinë do të jetë formimi i një qeverie të re – prej ekspertësh, ose një qeveri e unitetit kombëtar ose e shpëtimit kombëtar, e cila do ta çojë Bullgarinë përmes krizave të shumta. Këtë e tha para BNR-së lideri i "Ngritjes bullgare" Stefan Janev, ish-kryeministër teknik dhe ministër i mbrojtjes, i cili u zëvendësua nga kryeministri Kirill Petkov pasi Janev e quajti luftën në Ukrainë një "operacion special ushtarak" sipas fjalëve të Vladimir Putinit.

Janev deklaroi se është i kënaqur me rezultatin zgjedhor, pasi partia e tij është e re. "Shpresoj se zgjedhjet e ardhshme do të jenë jo më herët se një vit," tha gjithashtu ai.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 dhjetorin

Të martën do të mbajë mot me vranësira, në zonat fushore dhe me mjegull. Përgjatë Danubit mjegulla do të jetë e përhershme. Në veriperëndim të Bullgarisë do të bjerë borë. Temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°, në kryeqytet – 2°...

botuar më 22-12-05 8.25.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Profesorit Nikollaj Gabrovsk do t’i jepet liri e plotë

Prof. Nikolaj Gabrovski do të ketë liri dhe përgjegjësi të plotë për të zhvilluar negociata me të gjitha partitë parlamentare. Këtë e deklaroi kreu i GERB-it Bojko Borisov në qytetin Stara Zagora. Ai shtoi se kandidatura e tij do të jetë e dënuar për..

botuar më 22-12-05 7.36.MD

“Nënat kundër luftës” mblodhi 5000 nënshkrime për bisedimet e paqes

Përfaqësuesit e nismës “Nënat kundër luftës” i paraqitën një peticion Kuvendit Popullor duke kërkuar që Bullgaria të jetë nismëtare e negociatave të paqes për të ndalur veprimet ushtarake në Ukrainë, që marrin jetën e qytetarëve të pafajshëm dhe për të..

botuar më 22-12-05 7.23.MD