Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Po e vazhdojmë ndryshimin” nuk do të marrë pjesë në koalicion me GERB dhe DPS

Kirll Petkov dhe Asen Vasilev
Foto: BGNES

U kemi premtuar votuesve tanë shumë qartë se nuk do të bëjmë koalicion me GERB-in dhe DPS-në dhe do ta përmbushim premtimin tonë, tha para gazetarëve bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe ish-kryeministër Kirill Petkov.

Duke komentuar vendin e dytë të zënë nga "Po e vazhdojmë ndryshimin", bashkëkryetari Asen Vasilev deklaroi: “Ne nuk e miratojmë mënyrën se si ata /GERB/ kanë qeverisur vendin, por qytetarët bullgarë e shprehën qartë pozitën e tyre”. Ai vuri në dukje se partia e tij do të vazhdojë të mbrojë qëndrimet e saj përmes mjeteve që i jep parlamenti. "Ajo për të cilën do të luftojmë është ajo që kemi deklaruar në fushatën tonë zgjedhore. Ne duam që Bullgaria të jetë një vend evropian, me një buxhet social që nuk lejon që paratë të shpenzohen në mënyrë të errët". Vasilev i uroi GERB-it sukses në formimin e një qeverie në prag të dimrit të ashpër përpara. "Nëse nuk kemi një qeveri të qëndrueshme, të gjithë bullgarët do të vuajnë, pavarësisht se kush ka votuar për kë," shtoi ai.


Më shumë nga rubrika

Protesta kundër një emisari të Patriarkanës së Moskës në Sofje

Bullgarët dhe ukrainasit thërrasin "Vrasësit" dhe "Moska nuk është këtu" përpara Kishës Ruse “Shën Nikollaj” në Sofje. Ata po protestojnë kundër vizitës së Mitropolitit Antoni të Volokolamit, i cili është ministër i jashtëm i Patriarkanës së..

botuar më 22-12-06 11.21.PD

Policët bullgarë nuk kanë qëlluar kundër emigrantëve

Sipas një inspektimi të Ministrisë së Brendshme bullgare, më 3 tetor nuk është qëlluar nga pala bullgare ndaj një grupi migrantësh të paligjshëm në territorin turk. Hetimi ka të bëjë me një material të transmetuar nga televizioni britanik “Sky..

botuar më 22-12-06 9.47.PD
Mbetjet e një rakete ruse të rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase pranë Kievit, 5 dhjetor 2022

Ukraina pret një sulm të ri raketor rus

Pas një sulmi tjetër masiv me raketa ruse mbi objektivat civile ukrainase më 5 dhjetor, zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës Juri Ignat paralajmëroi se një tjetër valë raketore ruse pritet më 6 dhjetor. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos..

botuar më 22-12-06 9.24.PD