Votuesit bullgarë nuk i dhanë askujt pushtetin për të qeverisur në mënyrë njëpartiake. Qytetarët bullgarë dërguan një sinjal se politikanët në Bullgari duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të kërkojnë një koalicion mes tyre për zgjidhjen e problemeve të njerëzve. Këtë e shprehu në një konferencë lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), Mustafa Karadajë. Sipas tij, për të kapërcyer të gjitha krizat duhet të tejkalohet më e madhja - ajo politike. Kreu i DPS-së u bëri thirrje të gjithëve të "kapërcejnë egocentrizmin e tyre" dhe "të kërkojnë unitet".
I pyetur nëse do të marrin pjesë në një koalicion me GERB-in dhe “Bullgarinë Demokratike”, Karadajë tha se vijat ndarëse parazgjedhore duhet të mbeten në periudhën parazgjedhore dhe se për të tejkaluar krizat në vend, partitë duhet të negociojnë në kërkim të një formule për krijimin e një mazhorance të qëndrueshme në parlament dhe qeveri.Maqedonia e Veriut duhet të kuptojë se rruga drejt Evropës dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore është me veprime, jo me fjalë. Dhuna dhe provokimet lindin dhunë dhe provokime, dhe ky rreth vicioz duhet të thyhet, tha zëvendëskryeministri në detyrë dhe..
Presidenti Rumen Radev i dërgoi një letër ngushëllimi homologut të tij turk, presidentit Rexhep Erdogan, për viktimat njerëzore dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i rëndë që ra në Turqinë Jugore. “Edhe herët në mëngjes, drejtori i zjarrfikësve..
Dy avionë “Spartan” do të fluturojnë drejt Turqisë për të transportuar ekipet bullgare të shpëtimit emergjent, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Bashkia Metropolitane njoftoi se po dërgon 15 persona dhe pajisje. Një tërmet me magnitudë 7.8sipas..
Beteja tani është për njerëzit e mbijetuar, që janë nën rrënoja. Ekipe shpëtimi nga e gjithë bota po mbërrijnë në Turqi dhe Siri për të ndihmuar në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 9 deri në minus 4°, në Sofje rreth minus 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët dhe me..
Në këtë fazë nuk ka raportime për shtetas bullgarë të lënduar nga tërmeti në Turqi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas informacioneve nga..