Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DPS: Për të kapërcyer të gjitha krizat duhet kapërcyer së pari ajo politike

Mustafa Karadajë
Foto: arkiv

Votuesit bullgarë nuk i dhanë askujt pushtetin për të qeverisur në mënyrë njëpartiake. Qytetarët bullgarë dërguan një sinjal se politikanët në Bullgari duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të kërkojnë një koalicion mes tyre për zgjidhjen e problemeve të njerëzve. Këtë e shprehu në një konferencë lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), Mustafa Karadajë. Sipas tij, për të kapërcyer të gjitha krizat duhet të tejkalohet më e madhja - ajo politike. Kreu i DPS-së u bëri thirrje të gjithëve të "kapërcejnë egocentrizmin e tyre" dhe "të kërkojnë unitet".

I pyetur nëse do të marrin pjesë në një koalicion me GERB-in dhe “Bullgarinë Demokratike”, Karadajë tha se vijat ndarëse parazgjedhore duhet të mbeten në periudhën parazgjedhore dhe se për të tejkaluar krizat në vend, partitë duhet të negociojnë në kërkim të një formule për krijimin e një mazhorance të qëndrueshme në parlament dhe qeveri.

Më shumë nga rubrika

Paralajmërojnë për importin jo korrekt të miliona vezëve nga Ukraina

Sipas një programi partner, 2.5 milionë vezë u importuan nga Ukraina në Bullgari, tha për BNR kryetari i Bashkimit të Mbarështuesve të Shpendëve, Ivajllo Gëllëbov. Ai shprehu frikën se deri në Pashkët importi do të kalojë 10 milionë dhe vezët do të..

botuar më 23-03-23 9.02.PD

Parashikimi i motit për 23 marsin

Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje - 4°. Në vend do të ketë vranësira të shpërndara. Në zonat lindore do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 17°, në kryeqytet - 14°...

botuar më 23-03-22 8.20.MD

Agjencia e të Ardhurave kontrollon bullgarët me prona në Dubai

Rreth 200 shtetas bullgarë kanë prona në Dubai, tha për BNT drejtori i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave Boris Mihajllov. Ai shtoi se aktualisht po bëhen kontrolle për të përcaktuar nëse kanë taksa të papaguara. Tashmë u verifikuan 23 bullgarë me..

botuar më 23-03-22 8.14.MD