Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DPS është forca e parë politike e votës bullgare jashtë vendit

| rinovuar më 22-10-03 4.17.MD
Foto: arkiv

Me 100% protokolle të përpunuara të komisioneve zgjedhore sektoriale të bullgarëve që kanë votuar jashtë vendit, në vendin e parë është “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS) me 31,80% të votave, e dyta është “Po e vazhdojmë ndryshimin” me 22,26 %, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Partia “Vëzrazhdane” merr 14,46% të votave, ndërsa për koalicionin “Bullgaria Demokratike” kanë votuar 9,85% e bullgarëve jashtë vendit. Koalicioni "GERB-SDS" mbledh 8.99% të votave, "Ka një popull të tillë" - 4.74%. Për koalicionin "BSP për Bullgarinë" mbeten 2.13% e votave, ndërsa për partinë "Ngritja Bullgare" 1.98%. 3883 bashkatdhetarë tanë jashtë vendit kanë votuar me “nuk mbështes askënd”. Seksionet e fundit që u mbyllën ishin në shtetet amerikane të Kalifornisë, Arizonës dhe Nevadës, si dhe në qytetin kanadez të Vankuverit për shkak të diferencës kohore, njoftoi Ministria e Jashtme. Votimi atje përfundoi në orën 6:00 të mëngjesit me orën bullgare të hënën, më 3 tetor 2022. Bullgarët në mbarë botën votuan në gjithsej 755 qendra votimi në 62 vende.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 marsin 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët me erë të dobët jugore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1° deri në 4°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell, mbi Bullgarinë Perëndimore me vranësira të..

botuar më 24-03-22 7.30.MD

Organizata e grave e Partisë Popullore Evropiane qëndruan pas Maria Gabriel

Organizata e Grave e Partisë Popullore Evropiane (EPP) deklaron mbështetjen e saj të plotë për Maria Gabriel. Në një apel të publikuar në faqen e Facebook-ut të EPP - gra thuhet se kualifikimet profesionale, përkushtimi politik dhe angazhimi..

botuar më 24-03-22 5.49.MD
Kalin Stojanov

Ministri i brendshëm raportoi një rënie të ndjeshme të fluksit të migrantëve

Tre herë më pak presion migrimi nga fillimi i vitit deri më 20 mars në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, njoftoi ministri i brendshëm në dorëheqje Kalin Stojanov gjatë kontrollit parlamentar. Ai saktësoi se nga fillimi i vitit deri..

botuar më 24-03-22 3.19.MD