Dita e zgjedhjeve në Bullgari u organizua sipas rregullave dhe kaloi në mënyrë paqësore, konkluduan vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë të 2 tetorit. Autoriteteve u rekomandohet të bëjnë më shumë për të eliminuar blerjen e votave, tha për BNR Nina Suomalainen, udhëheqësja e misionit vëzhgues nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut. Ndër problemet e regjistruara janë pamundësia e personave pa vendbanim të përhershëm për të votuar, fakti që në Bullgari fushata zgjedhore mund të zhvillohet vetëm në gjuhën bullgare, gjë që nuk është në përputhje me rregullat ndërkombëtare, financimi i pamjaftueshëm transparent i fushatave, ndikimi rretheve politike në punën e gazetarëve dhe mungesa e komenteve analitike për programet e partive politike.
Sipas një programi partner, 2.5 milionë vezë u importuan nga Ukraina në Bullgari, tha për BNR kryetari i Bashkimit të Mbarështuesve të Shpendëve, Ivajllo Gëllëbov. Ai shprehu frikën se deri në Pashkët importi do të kalojë 10 milionë dhe vezët do të..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje - 4°. Në vend do të ketë vranësira të shpërndara. Në zonat lindore do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 17°, në kryeqytet - 14°...
Rreth 200 shtetas bullgarë kanë prona në Dubai, tha për BNT drejtori i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave Boris Mihajllov. Ai shtoi se aktualisht po bëhen kontrolle për të përcaktuar nëse kanë taksa të papaguara. Tashmë u verifikuan 23 bullgarë me..
Në muajin prill, vendi ynë do të fillojë të marrë fondet evropiane për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së në luftën kundër migracionit të..