Në këto zgjedhje dolën për të votuar më pak të rinj, krahasuar me zgjedhjet e nëntorit 2021, gjë që uli votën për “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Një e katërta vendosi se për kë do të votonin në minutën e fundit dhe ata që votuan me "Nuk mbështes askënd" janë tre herë më shumë se në zgjedhjet e nëntorit, sipas një studimi të Gallup International Balkan. Formacioni i ri në parlament – “Ngritja bullgare” marrin 1/3 e votave të “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe 10 mijë vota të tjera nga BSP. 40 mijë vota të tjera nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” shkuan për “Vëzrazhdane”, e cila dyfishoi rezultatin në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Sipas Përvan Simeonovit nga “Gallup”, profili i atyre që votuan për “Vëzrazhdane” nuk është, siç pritej, radikal, por protestues, prandaj është shumëngjyrësh.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" janë të parët në Sofje me 26% kundrejt 22% për GERB. Të dyja partitë ndajnë në mënyrë të barabartë votat e njerëzve me arsim të lartë - rreth 24% për secilën.
Sipas Simeonovit, nëse forcat politike në parlament nuk gjejnë një formulë kompromisi për kabinetin, do të ndëshkohen nga votuesit.Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë 4°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës dhe pas mesditës do të ketë reshje shiu në pjesën perëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë..
Raporti i ri vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi respektimin e të drejtave të njeriut thekson se veprimet e qeverisë bullgare për të trajtuar korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut janë “të pamjaftueshme”. Në raportin e..
Një tërmet me magnitudë 4.9 u regjistrua në rajonin e qytetit Tërgu Zhiu në Rumani, njoftuan sizmologët nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare..
Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së do të takohen në Bruksel. Tema kryesore e debateve do të jetë mbështetja për Ukrainën. Takimi..
31 janë të infektuar rishtazi me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 29 nga një ditë më parë. Mbi 58% prej të sapoinfektuarve nuk..
Raporti i Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendit tonë për zonën Shengen pritet në qershor ose korrik dhe pas tetorit nuk do të ketë asnjë pengesë..