Në këto zgjedhje dolën për të votuar më pak të rinj, krahasuar me zgjedhjet e nëntorit 2021, gjë që uli votën për “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Një e katërta vendosi se për kë do të votonin në minutën e fundit dhe ata që votuan me "Nuk mbështes askënd" janë tre herë më shumë se në zgjedhjet e nëntorit, sipas një studimi të Gallup International Balkan. Formacioni i ri në parlament – “Ngritja bullgare” marrin 1/3 e votave të “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe 10 mijë vota të tjera nga BSP. 40 mijë vota të tjera nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” shkuan për “Vëzrazhdane”, e cila dyfishoi rezultatin në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Sipas Përvan Simeonovit nga “Gallup”, profili i atyre që votuan për “Vëzrazhdane” nuk është, siç pritej, radikal, por protestues, prandaj është shumëngjyrësh.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" janë të parët në Sofje me 26% kundrejt 22% për GERB. Të dyja partitë ndajnë në mënyrë të barabartë votat e njerëzve me arsim të lartë - rreth 24% për secilën.
Sipas Simeonovit, nëse forcat politike në parlament nuk gjejnë një formulë kompromisi për kabinetin, do të ndëshkohen nga votuesit.Sipas një programi partner, 2.5 milionë vezë u importuan nga Ukraina në Bullgari, tha për BNR kryetari i Bashkimit të Mbarështuesve të Shpendëve, Ivajllo Gëllëbov. Ai shprehu frikën se deri në Pashkët importi do të kalojë 10 milionë dhe vezët do të..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje - 4°. Në vend do të ketë vranësira të shpërndara. Në zonat lindore do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 17°, në kryeqytet - 14°...
Rreth 200 shtetas bullgarë kanë prona në Dubai, tha për BNT drejtori i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave Boris Mihajllov. Ai shtoi se aktualisht po bëhen kontrolle për të përcaktuar nëse kanë taksa të papaguara. Tashmë u verifikuan 23 bullgarë me..