Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gallup: Një e katërta e votuesve kanë vendosur në minutën e fundit për kë të votojnë

Foto: Ani Petrova

Në këto zgjedhje dolën për të votuar më pak të rinj, krahasuar me zgjedhjet e nëntorit 2021, gjë që uli votën për “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Një e katërta vendosi se për kë do të votonin në minutën e fundit dhe ata që votuan me "Nuk mbështes askënd" janë tre herë më shumë se në zgjedhjet e nëntorit, sipas një studimi të Gallup International Balkan. Formacioni i ri në parlament – ​​“Ngritja bullgare” marrin 1/3 e votave të “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe 10 mijë vota të tjera nga BSP. 40 mijë vota të tjera nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” shkuan për “Vëzrazhdane”, e cila dyfishoi rezultatin në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Sipas Përvan Simeonovit nga “Gallup”, profili i atyre që votuan për “Vëzrazhdane” nuk është, siç pritej, radikal, por protestues, prandaj është shumëngjyrësh.

"Po e vazhdojmë ndryshimin" janë të parët në Sofje me 26% kundrejt 22% për GERB. Të dyja partitë ndajnë në mënyrë të barabartë votat e njerëzve me arsim të lartë - rreth 24% për secilën.

Sipas Simeonovit, nëse forcat politike në parlament nuk gjejnë një formulë kompromisi për kabinetin, do të ndëshkohen nga votuesit.

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Sipas Kirill Petkov, “Po e vazhdojmë ndryshimin” nuk janë në koalicion me GERB

Thellë ndjej se me 64 deputetë të ndryshimit nga gjithsej 240, ky propozim për qeverisjen e Bullgarisë për 18 muajt e ardhshëm është më i miri, shkroi në Facebook bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin ” dhe deputet Kirill Petkov. Sipas..

botuar më 23-05-23 2.49.MD
Ivan Geshev

Paraqitën një tjetër kërkesë për shkarkimin e kryeprokurorit

Katër anëtarë të Kolegjiumit të Prokurorëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor dorëzuan propozimin e dytë për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev. Motivi është “veprime që cenojnë prestigjin e gjyqësorit”. Kërkuesit i referohen konferencës..

botuar më 23-05-23 12.26.MD

Prokurorë u shprehën kundër presionit politik mbi prokurorinë e shtetit

Prokurorët nga qytetet Plovdiv, Stara Zagora dhe Vidin u shprehën kundër përpjekjeve për të përfshirë zyrën e prokurorisë në skandale politike. Pozitat e tyre u publikuan në faqen e prokurorisë. Prokuroria e Apelit në Plovdiv gjithashtu kundërshton..

botuar më 23-05-23 11.06.PD