Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjedisi mësimor i së ardhmes do të predispozojë për forma të reja të të mësuarit

7
Foto: arkiv personal

Javët e para të çdo viti të ri shkollor kalojnë si një çast për shkak të euforisë e kapluar nxënësit pas pushimeve dhe përpjekjeve të tyrepër të qëndruar edhe pak më gjatë në verën e tyre të rrëshqitshme dhe të pakujdesshme. Por për disa njerëz, çdo fillim i vitit shkollor shoqërohet me shpresën se do të ndodhë një ndryshim, i cili stimulon si mësuesit ashtu edhe nxënësit për të rizbuluar dhe për të perceptuar njohuritë jo si vjetërsi arkaike, por si një shkurtore për të ardhmen.

Një ndryshim në mjedis nxit interesin për procesin e të mësuarit.

“Të gjitha projektet tona zakonisht janë gati për 15 shtatorin, kur fillon viti shkollor. Atëherë fëmijët dhe prindërit shohin efektin e ndërhyrjes sonë në mjedis. Kur vlerësojnë shembujt e mirë, njerëzit duhet të kërkojnë që ata të mos qëndrojnë të izoluar në shkolla të veçanta, por të mbulojnë të gjitha - thanë për Radio Bullgarinë arkitektet Violetka Sllavova dhe Marija Stajnova. - Gjithashtu, shpresojmë që me punën tonë të stimulojmë gjithnjë e më shumë mësues që të japin mësim në një mënyrë tjetër, sepse mjedisi që krijojmë më së shpeshti bie ndesh me stilin e deritanishëm të mësimdhënies. Kjo do t’i ndihmojë fëmijët të njohin shkollën si një vend ku mund të qëndrojnë pasi të bjerë zilja.”

Edhe pse lindi rastësisht, së bashku me një konkurs për krijimin e të ashtuquajturit STEM qendra në shkollë, dy vajzat vendosën t’i kushtojnë punën në studion e tyre ndërtimit dhe përmirësimit të godinave që janë pjesë e infrastrukturës arsimore në vendin tonë.

Mënyra në të cilën ato krijojnë projektet, gjithashtu mund të befasojë disa prej kolegëve të tyre në vendin tonë. Për çdo hapësirë të projektuar, të dy vajzat ofrojnë materiale me dizajnin ndijor. 

“Ky lloj dizajni u drejtohet posaçërisht fëmijëve me nevoja më specifike - shpjegojnë arkitektet. – Mjedisi në të cilin ndodhen luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në përshtatjen dhe aftësinë e tyre për të komunikuar më qetë me të tjerët. Për këtë arsye dizajni ndijor është shumë i përshtatshëm, duke siguruar mundësinë e ndriçimit të ndryshëm, shkëlqimin e ngjyrave, sipërfaqe të larmishme në pamje dhe teksturë, nivelin e tingujve dhe të tjera. Megjithatë, të gjithë fëmijët, pavarësisht nevojave të tyre, mund të përfitojnë nga një mjedis i tillë.”

Vijnë një sërë takimesh dhe diskutimesh, si me mësuesit e shkollës përkatëse, ashtu edhe me nxënësit e tyre, idetë e të cilëve shpesh arrijnë t’i zbatojnë, ndonëse pas interpretimit përkatës.

“Një herë, nxënësit na kërkuan një dhomë me dysheme të papërshkueshme nga uji dhe një lavaman të madh në qendër. Ata na thanë se do të ishte e mrekullueshme që ata të kishin akses në ujë. Një dëshirë për të cilën përndryshe ata gjithmonë qortohen. Deri më tani nuk kemi krijuar një dhomë të tillë, por në projektet tona parashikojmë vendosjen e çezmave të ujit të pijshëm në vende të ndryshme përreth shkollës, të cilat mund të kursejnë blerjen e tij.”

Shpresa që në një moment godinat e shkollave në vendin tonë të fillojnë të shihet si një burim që mund të shfrytëzohet nga të gjithë ata që kanë nevojë, i bën Violetka dhe Marija të ëndërrojnë:

“Në një botë ideale që imagjinojmë, ndërtesat e shkollave mund të shfrytëzohen nga të gjithë njerëzit në lagje. Është një humbje e madhe për ne nëse një stok kaq i madh ndërtimi dhe hapësira oborresh mbyllen gjatë verës dhe nuk mund të aksesohen. Deri tani kemi pasur vetëm disa biseda për këtë temë me drejtorët e shkollave, por nuk kemi planifikuar asgjë konkrete. Megjithatë, ata e kuptojnë se këto hapësira për të cilat ata janë përgjegjës mund të duken ndryshe se sa një zonë e madhe e asfaltuar.”

Ka mijëra mundësi për t’i kthyer ato në hapësira të preferuara nga nxënësit dhe ata që jetojnë aty pranë, por për këtë është i nevojshëm një rimendim i plotë i mjedisit mësimor, pavarësisht nëse ai është brenda apo jashtë godinës së shkollës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pranvera erdhi dhe bashkë me të edhe brezat e rinj të të pastrehëve

Ai është thjesht një maçok, por fati i tij bëri bujë në rrjetet sociale. Rreth 10 muaj më parë ai u shfaq në Bibliotekën Kombëtare të Plovdivit “Ivan Vazov” në Ditën e Shën Gjergjit dhe e quanin Gogo. Ai fitoi shpejt dashurinë e bibliotekarëve,..

botuar më 24-04-07 10.35.PD

Popullata e bizonëve evropianë në vendin tonë po rimëkëmbet dalëngadalë

17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të..

botuar më 24-04-06 9.10.PD

Europol: Bullgarët janë ndër pjesëmarrësit kryesorë në trafikimin e qenieve njerëzore në BE

Bullgarët, rumunët, serbët dhe ukrainasit janë pjesëmarrësit kryesorë në rrjetet më të rrezikshme kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore në BE për punë dhe shfrytëzim seksual. Kështu thuhet në një raport të Europolit të publikuar sot, 5..

botuar më 24-04-05 3.30.MD