Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB nuk do të qeverisë me DPS, “Vëzrazhdane” dhe “Ngritja Bullgare”

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Populli tha: “Mjaft me grindjet tuaja, gjeni një rrugë”, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

Asgjë ndryshe nuk do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme. Populli nuk i ka dhënë askujt të drejtën e pavarur për të sunduar. Pothuajse 80 për qind u thanë agjencive sociologjike se duan një qeveri, vuri në dukje Borisov.

Borisov beson se gjëja më e rëndësishme për momentin është se kush është me Putinin dhe kush është në anën e Ukrainës. Ai konsideron se mbi 2/3 e bullgarëve janë për orientimin euroatlantik të Bullgarisë.

Borisov theksoi se GERB nuk do të qeverisë së bashku me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri - DPS dhe me partitë “Vëzrazhdane” dhe “Ngritja Bullgare”, por është e gatshme për kompromise në programet qeverisëse me partitë e tjera.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kostadin Kostadinov

Mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov ka bërë të ditur se po i paraqesin kërkesë për mosbesim qeverisë së përkohshme të Dimitër Gllavçevit. 67 deputetë të “Vëzrazhdane”, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) kanë..

rinovuar më 24-04-17 3.24.MD
Kornelija Ninova

BSP dëshiron që presidenti të zëvendësojë kryeministrin në detyrë

Kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova, me një deklaratë në emër të grupit parlamentar, i bën thirrje presidentit Rumen Radev që të zëvendësojë kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev. Ajo iu drejtua kreut të shtetit me një apel që të mos bëjë pazare..

botuar më 24-04-17 12.13.MD

Një ekspozitë dokumentare tregon për katolikët në Bullgari

Ekspozita dokumentare "Katolikët në Bullgari shekulli XVII-XXI" do të hapet sot në Bibliotekën Kombëtare "Shën Kirili dhe Metodi". Në ekspozitë do të prezantohen dokumente për trashëgiminë letrare të katolikëve bullgarë. Vizitorët do të mësojnë për..

botuar më 24-04-17 6.05.PD