Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Shqipëri do të jenë pjesë e projektit të ri muzikor të Iliya Lukov

Iliya Lukov prezanton projektin e tij të ri "Zërat e Bullgarisë dhe Shqipërisë" në qytetet e Korçës dhe Elbasanit

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë

Një javë pasi bashkatdhetarët tanë në Shqipëri morën pjesë në procesin zgjedhor në Bullgari, ata kanë mundësinë të bëhen pjesë e një tjetër eventi. Këtë herë fokusi është te folklori bullgar, por jo vetëm.

Këngëtari popullor Iliya Lukov do të prezantojë në datat 8 dhe 9 tetor projektin e tij të ri “Zërat e Bullgarisë dhe Shqipërisë” në qytetin e Korçës dhe Elbasanit, mësuam nga një publikim i Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë.

Ai do të dalë në skenë së bashku me këngëtaret e muzikës popullore Natalija dhe Tatjana Petkovi, Valeria Momçillova, si dhe me grupin e valltarëve "Mezdra".

Në kërkim të pikave të kontaktit me këngën dhe vallet popullore shqiptare, në projektin e ri muzikor të Iliya Lukovit, së bashku me këngëtaret popullore Natalija dhe Tatjana Petkovi, Valerija Momçilova dhe grupin e valltarëve "Mezdra", do të përfshihen ansamble dhe interpretues shqiptarë.

Ansambli artistik “Skënderbeu” dhe këngëtarja e muzikës popullore Laxarela Deti do të performojnë në skenën e Korçës, kurse në Elbasan - Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Isuf Myzyri”, këngëtarët folklorikë vëllezërit Zena, Eglantina Toska dhe Dritan Mustafaraj.

Një pikë e veçantë në program do të jenë përfaqësuesit e pakicës kombëtare bullgare, të cilët do të prezantojnë në skenë edhe disa nga këngët dhe vallet e tyre tradicionale.

Ftesa për aktivitetin me hyrje falas është për të gjithë ata që e duan folklorin bullgar dhe atë shqiptar.

Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD