Gjatë debateve në Parlamentin Evropian në Strasburg, një numër i madh eurodeputetësh kërkuan pranimin e menjëhershëm të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, njoftoi korrespondentja jonë Angelina Piskova. Më herët, eurodeputetët bullgarë nga të gjitha grupet politike dolën me një deklaratë në të cilën këmbëngulnin që të hiqet bllokada 11-vjeçare e Këshillit të BE-së për të dyja vendet. Javën e ardhshme, Presidenca Çeke do të organizojë një mision ekspertësh në të dyja vendet për të vlerësuar zbatimin e pjesëve kryesore të legjislacionit të Shengenit. Çështja e pranimit të të dyja vendeve do të diskutohet në Këshillin Evropian në dhjetor.
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...