Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti bëri thirrje për një parlament funksional dhe një qeveri të qëndrueshme

Foto: arkiv

Evropa e bashkuar nuk duhet të jetë indiferente ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Përshkallëzimi i tij është rreziku më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, tha presidenti Rumen Radev në Maltë, pas takimit të liderëve të grupit “Arajolush”.

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, presidenti tha se ai nuk mundëson formimin e lehtë të koalicionit, por njerëzit presin dialog, mirëkuptim, arsye dhe gjetje të zgjidhjeve dhe interesave të përbashkëta, sepse Bullgaria ka nevojë për një parlament funksional dhe një qeveri të qëndrueshme.

Radev u bëri thirrje partive të mos kenë frikë të qeverisin në dimër, sepse qeveria e përkohshme krijoi një bazë të qëndrueshme për ta kaluar vendin pa vështirësi këtë periudhë.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 marsin

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°, në Sofje rreth minus 2°. Gjatë ditës do të fryjë erë e ftohtë. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende, kryesisht në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje të dobëta..

botuar më 23-03-28 8.25.MD

Bullgaria kundërshton uljen me 40 për qind të ndotjes nga termocentralet

Bullgaria nuk heq dorë nga rinegocimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë me Komisionin Evropian, deklaroi ministri i energjetikës Rosen Hristov pas takimit të ministrave të energjisë në Bruksel. Megjithatë, ai pranoi se procesi është i..

botuar më 23-03-28 7.37.MD

Ministri i mbrojtjes: Nuk do të dërgojmë kontingjent ushtarak në Ukrainë

“Bullgaria nuk do të dërgojë një kontigjent ushtarak në Ukrainë. Asnjë ushtar bullgar nuk do të shkelë atje derisa qeveria e përkohshme të jetë në pushtet.” Këtë e deklaroi në Universitetin Ushtarak Kombëtar në Veliko Tërnovo ushtruesi i detyrës së..

botuar më 23-03-28 6.56.MD