Evropa e bashkuar nuk duhet të jetë indiferente ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Përshkallëzimi i tij është rreziku më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, tha presidenti Rumen Radev në Maltë, pas takimit të liderëve të grupit “Arajolush”.
Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, presidenti tha se ai nuk mundëson formimin e lehtë të koalicionit, por njerëzit presin dialog, mirëkuptim, arsye dhe gjetje të zgjidhjeve dhe interesave të përbashkëta, sepse Bullgaria ka nevojë për një parlament funksional dhe një qeveri të qëndrueshme.
Radev u bëri thirrje partive të mos kenë frikë të qeverisin në dimër, sepse qeveria e përkohshme krijoi një bazë të qëndrueshme për ta kaluar vendin pa vështirësi këtë periudhë.
Organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të gjashta radhazi për dy vitet e fundit do të kushtojë 12 milionë leva (6.1 milionë euro), tha për bTV Rosica Mateva, nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Më 2 prill, bullgarët do të votojnë në..
Bashkimi Evropian planifikon të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë në lidhje me përvjetorin e pushtimit të Ukrainës, njoftoi Ursula von der Leyen pas një takimi në Kiev me Vollodimir Zelenski. Presidenti i Komisionit Evropian mbërriti dje në..
Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informaionit, gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan 38 raste të reja me koronavirus nga 2481 testime të kryera. 1.5 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 58 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të..
Presidenti Rumen Radev emëroi qeverinë e re të përkohshme, shpërndau Kuvendin Popullor dhe caktoi zgjedhjet parlamentare për 2 prillin. Në krye të..
Bullgaria dhe Hungaria ndajnë besimin se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë nuk do të vijë me më shumë armë, por me më shumë dialog dhe përpjekje..
Gjatë natës vende-vende do të ketë reshje kryesisht nga bora, më të theksuara në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet, por nga veriu vranësirat do të..