Sindikata e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Termocentralin “Marica Lindje 2” shpalli gatishmërinë për të protestuar. Ata kërkojnë rikthimin dhe rishikimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë së Bullgarisë, për shkak të rrethanave të forcës madhore. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Termocentral Dejan Djakov, theksoi se duhet të rishikohen edhe planet për një tranzicion të drejtë për rajonet Stara Zagora, Kjustendill dhe Pernik, të cilat janë ende duke punuar. Ai kujtoi se u kontraktua një reduktim prej 40 për qind të emetimeve të karbonit nga termocentralet me qymyr deri në vitin 2026. Sipas tij, është vetëvrasje mbyllja e termocentraleve me qymyr në një periudhë kaq të shkurtër kohore.
“Marica Lindje 2” është termocentrali më i madh i rinovuar me qymyr në Bullgari.
Me deklarata dhe një minutë heshtje, parlamenti nderoi kujtimin e viktimave të Holokaustit. Dita përkujtimore lidhet me përvjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit "Auschwitz-Birkenau" më 27 janar 1945. Ruajtja e kujtimit të..
Kufiri bullgaro-turk duhet të jetë një prioritet në forcimin e kufijve kryesorë të jashtëm të BE-së përmes masave të synuara që janë të hapura edhe për shtetet e tjera anëtare të interesuara. Kështu thuhet në letrën e Presidentes së Komisionit..
Gjatë 24 orëve të fundit, Rusia ka gjuajtur 70 raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 47 prej tyre, por pati viktima. Më vete, forcat ruse kryen 44 sulme ajrore, 18 prej të cilave me drone iraniane. Në vijën..
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe..
Grupet parlamentare të “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” paraqitën një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kodin..