Gjykata e Apelit në Plovdiv urdhëroi ekstradimin e 23-vjeçarit Ivan Tilev nga Pazarxhiku, i akuzuar nga Prokuroria Gjermane për mashtrim financiar me vlerë prej 800 mijë euro. Të afërmit dhe miqtë e të riut organizuan një protestë para godinës së gjykatës.
Në gusht të këtij viti, Tilev ka shkuar për të rinovuar pasaportën e tij, por nga sektori “Dokumentet bullgare të identitetit” të policisë e kanë njoftuar se është lëshuar një urdhër evropiane për arrestimin e tij dhe e kanë vënë në pranga. Më pas Tilev zbuloi se është akuzuar nga prokuroria gjermane për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për mashtrim financiar me vlerë prej 14 milionë eurosh. Objekti i hetimit është kompania “Team Group” me menaxherë një izraelit dhe një serbe. Tilev ka punuar në call qendrën e kompanisë që nga viti 2019 dhe ka ofruar konsultime financiare përmes telefonit me klientët që investojnë para në letra me vlerë dhe kriptovaluta, pasi ka aplikuar për punë sipas një shpalljeje të zakonshme për punë për persona që zotërojnë gjermanisht dhe bullgarisht, raportoi BNR Plovdiv.47 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 6 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 72.3% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 1.6% e 2847 testeve të kryera janë pozitive, me 1.76% të treguesit të..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° në Bullgarinë Perëndimore deri në 8-9° në Bullgarinë Lindore. Në Sofje do të jetë 0°. Mbetet me re. Reshje të dendura shiu do të bien në Bullgarinë Lindore dhe përgjatë lumit Danub. Në mbrëmje..
“Është koha që institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut të kundërshtojnë në mënyrë efektive dhunën dhe shprehjet verbale të urrejtjes ndaj bullgarëve. Kështu ka deklaruar presidenti Rumen Radev në një bisedë telefonike me Komisionerin për..
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe..
Grupet parlamentare të “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” paraqitën një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kodin..