Gjykata e Apelit në Plovdiv urdhëroi ekstradimin e 23-vjeçarit Ivan Tilev nga Pazarxhiku, i akuzuar nga Prokuroria Gjermane për mashtrim financiar me vlerë prej 800 mijë euro. Të afërmit dhe miqtë e të riut organizuan një protestë para godinës së gjykatës.
Në gusht të këtij viti, Tilev ka shkuar për të rinovuar pasaportën e tij, por nga sektori “Dokumentet bullgare të identitetit” të policisë e kanë njoftuar se është lëshuar një urdhër evropiane për arrestimin e tij dhe e kanë vënë në pranga. Më pas Tilev zbuloi se është akuzuar nga prokuroria gjermane për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për mashtrim financiar me vlerë prej 14 milionë eurosh. Objekti i hetimit është kompania “Team Group” me menaxherë një izraelit dhe një serbe. Tilev ka punuar në call qendrën e kompanisë që nga viti 2019 dhe ka ofruar konsultime financiare përmes telefonit me klientët që investojnë para në letra me vlerë dhe kriptovaluta, pasi ka aplikuar për punë sipas një shpalljeje të zakonshme për punë për persona që zotërojnë gjermanisht dhe bullgarisht, raportoi BNR Plovdiv.Gjatë 24 orëve të fundit, një ndërtesë e vjetër banimi është shkatërruar nga një sulm me raketa në Harkov. Sipas guvernatorit rajonal Oleg Sinegubov, tre persona u plagosën lehtë dhe një grua e moshuar vdiq. Të dielën, Rusia dhe Ukraina..
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja me Covid-19. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 2,74% e 728 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 267 të shtruar në spitale, nga të cilët 37 janë në reanimacion...
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një skandal i brendshëm, por një krim urrejtjeje për shkak të një politike dhjetëvjeçare të rrënjosjes..
Zëvendëskryeministri bullgar dhe ministër i punëve të brendshme Ivan Demerxhiev, zëvendëskryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kryetari i..
Në fillim të natës pas thyerjes së përkohshme të vranësirave ato do të rriten sërish deri në mëngjes nga perëndimi dhe do të fryjë erë..
Negociatat për bashkimin parazgjedhor mes formacioneve “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” (DB) tashmë janë duke u zhvilluar..