Gjykata e Apelit në Plovdiv urdhëroi ekstradimin e 23-vjeçarit Ivan Tilev nga Pazarxhiku, i akuzuar nga Prokuroria Gjermane për mashtrim financiar me vlerë prej 800 mijë euro. Të afërmit dhe miqtë e të riut organizuan një protestë para godinës së gjykatës.
Në gusht të këtij viti, Tilev ka shkuar për të rinovuar pasaportën e tij, por nga sektori “Dokumentet bullgare të identitetit” të policisë e kanë njoftuar se është lëshuar një urdhër evropiane për arrestimin e tij dhe e kanë vënë në pranga. Më pas Tilev zbuloi se është akuzuar nga prokuroria gjermane për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për mashtrim financiar me vlerë prej 14 milionë eurosh. Objekti i hetimit është kompania “Team Group” me menaxherë një izraelit dhe një serbe. Tilev ka punuar në call qendrën e kompanisë që nga viti 2019 dhe ka ofruar konsultime financiare përmes telefonit me klientët që investojnë para në letra me vlerë dhe kriptovaluta, pasi ka aplikuar për punë sipas një shpalljeje të zakonshme për punë për persona që zotërojnë gjermanisht dhe bullgarisht, raportoi BNR Plovdiv.Versioni kryesor i e-mail-eve për kërcënimet me bomba në shkollat në vendin tonë është se ato janë sulme hibride të lidhura me Rusinë, tha ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev. Shërbimet partnere në Evropë dhe SHBA janë alarmuar dhe po..
Janë bërë analiza dhe trajnime, përmes simulimit kompjuterik, për rreziqet që Bullgaria të sulmohet në rast të një konflikti të mundshëm Rusi-NATO, tha për Nova TV ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për..
The Field Museum në Çikago do të hapë më 31 mars ekspozitën e parë ndërkombëtare të këtij lloji, duke treguar zhvillimin e disa prej komuniteteve më të hershme bujqësore në Evropën Juglindore deri në shfaqjen e mbretërive fisnore dhe monarkive,..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°, në Sofje rreth minus 2°. Gjatë ditës do të fryjë erë e ftohtë. Vranësirat do..
Bullgaria nuk heq dorë nga rinegocimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë me Komisionin Evropian, deklaroi ministri i energjetikës Rosen Hristov..
“Bullgaria nuk do të dërgojë një kontigjent ushtarak në Ukrainë. Asnjë ushtar bullgar nuk do të shkelë atje derisa qeveria e përkohshme të jetë në..