Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta në Pazarxhik kundër ekstradimit të një bullgari në Gjermani

Foto: BNR-Plovdiv

Gjykata e Apelit në Plovdiv urdhëroi ekstradimin e 23-vjeçarit Ivan Tilev nga Pazarxhiku, i akuzuar nga Prokuroria Gjermane për mashtrim financiar me vlerë prej 800 mijë euro. Të afërmit dhe miqtë e të riut organizuan një protestë para godinës së gjykatës.

Në gusht të këtij viti, Tilev ka shkuar për të rinovuar pasaportën e tij, por nga sektori “Dokumentet bullgare të identitetit” të policisë e kanë njoftuar se është lëshuar një urdhër evropiane për arrestimin e tij dhe e kanë vënë në pranga. Më pas Tilev zbuloi se është akuzuar nga prokuroria gjermane për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për mashtrim financiar me vlerë prej 14 milionë eurosh. Objekti i hetimit është kompania “Team Group” me menaxherë një izraelit dhe një serbe. Tilev ka punuar në call qendrën e kompanisë që nga viti 2019 dhe ka ofruar konsultime financiare përmes telefonit me klientët që investojnë para në letra me vlerë dhe kriptovaluta, pasi ka aplikuar për punë sipas një shpalljeje të zakonshme për punë për persona që zotërojnë gjermanisht dhe bullgarisht, raportoi BNR Plovdiv.

Më shumë nga rubrika

Një kompani kineze me interes në përpunimin e grurit në Bullgari

Një kompani kineze në fushën e biofermentimit prezantoi në Ministrinë e Bujqësisë planet e saj për një investim të madh në përpunimin e drithërave. “Bullgaria është një prodhues tradicional i drithërave të cilësisë së lartë dhe vendi ynë ka..

botuar më 23-03-17 5.46.MD

Parashikimi i motit për 18 marsin 2023

Gjatë natës vranësirat do të zvogëlohen dhe në pjesën më të madhe të vendit do të jetë kryesisht i kthjellët. Të shtunën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbajë mot kryesisht me diell.  Në rajonet lindore vranësirat nga lindja do të..

botuar më 23-03-17 4.45.MD

Josep Borell: Republika e Maqedonisë së Veriut ka marrë një angazhim për të përfshirë bullgarët në Kushtetutën e saj

Maqedonia e Veriut ka marrë përsipër të ndryshojë Kushtetutën e saj për të përfshirë qytetarët që jetojnë brenda kufijve të vendit, të cilët janë pjesë e kombësive të tjera, si bullgarët. Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të..

botuar më 23-03-17 4.21.MD