Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kapacitetet e shumta të rinovueshme paraqesin rrezik për bilancin energjetik të Bullgarisë

Foto: BGNES

Bullgaria mund të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike nëse instalohen shumë kapacitete të rinovueshme dhe nuk krijohen mundësi për të balancuar sistemin energjetik. Ekspertët paralajmëruan për këtë në një konferencë për zhvillimin e energjisë së gjelbër. Aktualisht ka kërkesa për bashkimin e kapaciteteve prej rreth 28 mijë megavatesh, që është katër herë më shumë se prodhimi i energjisë elektrike në vend, tha drejtori ekzekutiv i Operatorit të Sistemit Elektrik, Angelin Caçev. Sipas tij, zhvillimi i tepruar i kapaciteteve të rinovueshme pa zhvillimin e njëkohshëm të kapaciteteve bazë pa emetim dhe pa sisteme magazinimi do të çojë në rreziqe të tilla në të ardhmen, raportoi reporterja jonë Juliana Kornazheva.


Më shumë nga rubrika

Ministri Nikollaj Millkov

Ka komplikime në organizimin e zgjedhjeve jashtë vendit

Ministri i jashtëm Nikollaj Millkov raportoi për politikën e jashtme të qeverisë së përkohshme. Prioriteti i parë ishte organizimi i zgjedhjeve më 2 tetor. Ato u zhvilluan në mënyrë të qetë, pa ankesa, në 755 qendra votimi, në 62 vende dhe 178 000..

botuar më 23-01-27 1.41.MD

Çmimi i gazit natyror në shkurt do të ulet 25-30%

Rregullatori i energjisë nuk do të rrisë koston e energjisë termike. Çmimi me të cilin Bulgargaz do të shesë gazin natyror pritet të jetë nën 65 euro për një megavat orë në shkurt, tha Ivan Ivanov, kryetar i Komisionit për Rregullimin e Energjisë..

botuar më 23-01-27 12.19.MD
Vesella Çerneva

Një këshilltarе е ish-kryeministrit kritikon politikën bullgare ndaj Shkupit

Midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një mekanizëm për të ulur tensionin dhe për të identifikuar manifestimet e urrejtjes. Kjo është përcaktuar qartë në një protokoll mes dy ministrive të jashtme nga viti 2022, por nuk zbatohet, tha..

botuar më 23-01-27 11.56.PD