Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kapacitetet e shumta të rinovueshme paraqesin rrezik për bilancin energjetik të Bullgarisë

Foto: BGNES

Bullgaria mund të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike nëse instalohen shumë kapacitete të rinovueshme dhe nuk krijohen mundësi për të balancuar sistemin energjetik. Ekspertët paralajmëruan për këtë në një konferencë për zhvillimin e energjisë së gjelbër. Aktualisht ka kërkesa për bashkimin e kapaciteteve prej rreth 28 mijë megavatesh, që është katër herë më shumë se prodhimi i energjisë elektrike në vend, tha drejtori ekzekutiv i Operatorit të Sistemit Elektrik, Angelin Caçev. Sipas tij, zhvillimi i tepruar i kapaciteteve të rinovueshme pa zhvillimin e njëkohshëm të kapaciteteve bazë pa emetim dhe pa sisteme magazinimi do të çojë në rreziqe të tilla në të ardhmen, raportoi reporterja jonë Juliana Kornazheva.


Më shumë nga rubrika

Detyra kryesore e qeverisë është përgatitja e zgjedhjeve të ndershme

Kabineti i dytë i Gëllëb Donev zyrtarisht mori detyrën. Kreu i shtetit Rumen Radev në një ceremoni zyrtare në Presidencë i prezantoi detyrat dhe prioritetet e qeverisë së përkohshme. Detyra kryesore e kabinetit të pestë zyrtar, të formuar nga Radev, do..

botuar më 23-02-03 5.07.MD

Parashikimi i motit për 4 shkurtin 2023

Gjatë natës dhe nesër në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe me erë. Në shumë vende në Bullgarinë Veriore dhe në malet do të ketë reshje kryesisht bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor dhe do të ketë..

botuar më 23-02-03 4.48.MD

Lidhjet mes Bullgarisë dhe SHBA-së nuk kanë qenë kurrë më të forta

“Mos harroni se detyra juaj më e rëndësishme është të jeni ambasadorë të Bullgarisë në Shtetet e Bashkuara.” Me këto fjalë, ambasadoja amerikane në vendin tonë, Hero Mustafa, iu drejtua studentëve që morën vizat për brigadën verore përtej Oqeanit...

botuar më 23-02-03 4.14.MD