Masat anti-epidemike lidhur me pandeminë Covid-19 në Bullgari do të zgjaten deri më 12 tetor. Ky është urdhri i Ministrit të Shëndetësisë Asen Mexhidiev nga qeveria e përkohshme, i publikuar në ueb faqen e Ministrisë. Vendimi është bazuar në propozimin e kryeinspektorit shtetëror shëndetësor Angell Kunçev për shkak të sëmundshmërisë në baza 14 ditore. Periudha e mëparshme e vlefshmërisë së masave ishte deri më 5 tetor, njoftoi BTA.
Masat kërkojnë mbajtjen e maskës mbrojtëse në objektet mjekësore dhe institucionet e shërbimit social. Gjithashtu rekomandohet të mbahet një distancë prej 1.5 metrash në vende të hapura publike ku ka grumbullim njerëzish. Nëse është e mundur, punëdhënësit duhet të organizojnë gjithashtu procesin e punës në distancë.
Grupet parlamentare të “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” paraqitën një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Para së gjithash, ne e kontestojmë vendosjen e zgjedhjes për një pjesë të popullit se..
Librat shkollorë do të jenë falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetë, votuan njëzëri deputetët ndryshimet në Ligjin e Arsimit Parashkollor dhe Shkollor. Aktualisht kjo masë vlen vetëm për fëmijët deri në klasën e shtatë...
Prokuroria e Qarkut të Sofjes inicioi procedurë paraprake për kërcënim me vdekje ndaj Hristijan Pendikov, i cili u rrah në Ohër, njoftoi zëdhënësja e kryeprokurorit Siika Mileva. Hristijan Pendikov, i cili u sulmua në Ohër, u transportua në..