Kampioni bullgar i futbollit "Lludogorec" nuk arriti të fitojë ndeshjen në Finlandë ndaj mikpritësit "HIK Helsinki" dhe përfundoi 1:1 në turneun e "Ligës së Evropës".
Skuadra është e dyta në klasifikimin e Grupit C pasi “Roma” humbi në kryeqytetin italian me 1:2 nga “Betis”.
Më 13 tetor, bullgarët do të luajnë sërish kundër finlandezëve si nikoqirë në Razgrad. Më 3 nëntor në Stadio Olimpiko, Lludogorec do të vizitojë Romën.Basketbollisti i kombëtares bullgare Aleksandër Vezenkov është në Top 10 të renditjes "Sportisti i Ballkanit". Fituesi do të shpallet këtë javë. Në edicionin e 49-të të sondazhit marrin pjesë të gjitha agjencitë kombëtare të gadishullit. Me..
Më 26 dhjetor në fshatin Sennik të komunës së qytetit Sevlievo, do të shënohet 130 vjetori i lindjes së mundësit bullgar Donço Kolev Denev, i njohur si Dan Kollov. Lule do të vendosen para monumentit të mundësit në fshat, njofton komuna. Dan..
Një sukses i jashtëzakonshëm për Ivan Ivanovin, i cili arriti fitoren e shtatë radhazi dhe triumfoi me titullin tek të rinjtë deri në 14 vjeç në turneun “Orange Bowl” në shtetin e Floridës, në SHBA. Gara është një kampionat botëror jozyrtar i tenisit..