Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot me diell në fundjavë

Foto: pixabay

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje rreth 5°. Paradite do të mbajë mjegull në ultësira dhe lugina. Para mesditës do të mbajë vranësira në Bullgarinë Lindore, por do të jetë pothuajse pa reshje. Në zonat e tjera do të mbajë mot me diell. Temperaturat maksimale të pritshme janë 20-25°, në Sofje - 21°.

Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi. Para mesditës, mund të bjerë shi përgjatë bregdetit më jugor. Temperaturat maksimale do të jenë 20-22°. Temperatura e ujit të detit është 17-19°. Eksitimi i detit është 3 ballë.

Do të mbajë mot me diell në zonat malore, ku do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 17°, në 2000 m - 10°.

Të dielën dhe të hënën parashikohet mot me diell.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kostadin Kostadinov

Mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov ka bërë të ditur se po i paraqesin kërkesë për mosbesim qeverisë së përkohshme të Dimitër Gllavçevit. 67 deputetë të “Vëzrazhdane”, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) kanë..

rinovuar më 24-04-17 3.24.MD
Kornelija Ninova

BSP dëshiron që presidenti të zëvendësojë kryeministrin në detyrë

Kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova, me një deklaratë në emër të grupit parlamentar, i bën thirrje presidentit Rumen Radev që të zëvendësojë kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev. Ajo iu drejtua kreut të shtetit me një apel që të mos bëjë pazare..

botuar më 24-04-17 12.13.MD

Një ekspozitë dokumentare tregon për katolikët në Bullgari

Ekspozita dokumentare "Katolikët në Bullgari shekulli XVII-XXI" do të hapet sot në Bibliotekën Kombëtare "Shën Kirili dhe Metodi". Në ekspozitë do të prezantohen dokumente për trashëgiminë letrare të katolikëve bullgarë. Vizitorët do të mësojnë për..

botuar më 24-04-17 6.05.PD