Rritja e turistëve të huaj në Sofje këtë vit në krahasim me vitin 2021 është 90%, tha për BNR drejtori i Ndërmarrjes të Turizmit të Bashkisë së Kryeqytetit Ivo Marinov. Mesatarja e qëndrimit të turistëve të huaj në kryeqytet është gati tre ditë. Të ftuarit më të shumtë janë nga Gjermania, Izraeli, Rumania, Italia, Britania e Madhe dhe Spanja.
Po zhvillohen produkte itinerari që nuk kërkojnë lidhje me një operator turistik. Të tilla janë harta “Njihuni me zogjtë e Sofjes”, përmes së cilës mund të vërehen më shumë se 250 lloje zogjsh në tre nga parqet e qytetit dhe “Harta e verërave të Sofjes”. "Harta e Arteve Rrugore" i njeh turistët me grafitet e punuara në mënyrë profesionale. Po punojmë gjithashtu mbi përgatitjen e hartave të trashëgimisë arkitekturore të periudhës pas vitit 1945, të pemëve shekullore në Sofje dhe të birrave artizanale.
Veliko Tërnovo, destinacioni më i kërkuar për turizmin kulturor në Bullgari, pret një rritje të turistëve në muajt e ardhshëm. Kryeqyteti ynë mesjetar me mbi 7,000 vjet histori magjeps mysafirët me shtëpitë e tij të vendosura si një amfiteatër mbi..
Në kuadër të ekspozitës më të madhe dhe më prestigjioze ndërkombëtare të turizmit në botë, Internationale Tourismus-Börse në Berlin, Bullgaria mori një vlerësim prestigjioz nga Shoqata e Gazetarëve të Turizmit të Paqësorit, e cila mbulon rreth 7000..
“Turizmi në Bullgari po zgjohet dhe shpejtësia e rimëkëmbjes së tij po rritet.” Këtë e deklaroi ministri i turizmit Ilin Dimitrov para BNR-së nga Berlini, ku merr pjesë në ekspozitën më të madhe dhe më prestigjioze ndërkombëtare të turizmit në botë,..
Destinacionet turistike urbane po rimëkëmben shumë shpejt pas pandemisë së koronavirusit. Ndërmarrja Komunale të Turizmit në Sofje pret një..