Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bum i turistëve të huaj në Sofje

Statuja e Sofjes - një nga simbolet e kryqytetit
Foto: arkiv

Rritja e turistëve të huaj në Sofje këtë vit në krahasim me vitin 2021 është 90%, tha për BNR drejtori i Ndërmarrjes të Turizmit të Bashkisë së Kryeqytetit Ivo Marinov. Mesatarja e qëndrimit të turistëve të huaj në kryeqytet është gati tre ditë. Të ftuarit më të shumtë janë nga Gjermania, Izraeli, Rumania, Italia, Britania e Madhe dhe Spanja.

Po zhvillohen produkte itinerari që nuk kërkojnë lidhje me një operator turistik. Të tilla janë harta “Njihuni me zogjtë e Sofjes”, përmes së cilës mund të vërehen më shumë se 250 lloje zogjsh në tre nga parqet e qytetit dhe “Harta e verërave të Sofjes”. "Harta e Arteve Rrugore" i njeh turistët me grafitet e punuara në mënyrë profesionale. Po punojmë gjithashtu mbi përgatitjen e hartave të trashëgimisë arkitekturore të periudhës pas vitit 1945, të pemëve shekullore në Sofje dhe të birrave artizanale.


Më shumë nga rubrika

Një fillim i dobët i sezonit - a ka arsye për shqetësim?

Qershori përfundoi dhe jemi në fillim të korrikut, por pushimoret më të mëdha bregdetare bullgare janë relativisht bosh, pavarësisht parashikimeve se këtë vit na pret një verë e suksesshme. Arsyet janë disa – duke filluar me rimëkëmbjen e vazhdueshme..

botuar më 23-07-04 7.30.PD

Pisha më e vjetër në Evropë është sërish e aksesueshme për adhuruesit e natyrës

Druri më i vjetër halor në Bullgari i mbijetoi një ndërhyrjeje të veçantë "kirurgjikale" dhe tani përsëri mbledh turistë nga e gjithë bota nën hijen e tij. Pisha Bajkusheva ndodhet në Pirin, në afërsi të vendpushimit të skive në Bansko, dhe..

botuar më 23-07-02 1.15.MD

Velingrad feston tre përvjetorë me një program festiv njëmujor

Velingrad feston 75-vjetorin e shpalljes qytet dhe 15-vjetorin që ka marrë zyrtarisht titullin e kryeqytetit SPA të Ballkanit. Përvjetorin e gjysmëshekullit e shënojnë edhe të ashtuquajturat “Festat e kulturës të Velingradit”, njofton Bashkia...

botuar më 23-07-02 11.25.PD