Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ i falënderon komunitetet bullgare jashtë vendit për ndihmën e tyre në zhvillimin e zgjedhjeve

Foto: mfa.bg

Në një fjalim drejtuar komuniteteve bullgare jashtë vendit, të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministri i jashtëm nga qeveria e përkohshme Nikollaj Millkov i falënderoi ato për ndihmën e dhënë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 2 tetorit.

“Shfrytëzoj rastin të shpreh vlerësimin tim për ndihmën e çmuar të strukturave të komunitetit bullgar në rajonet e veçanta që punuan me mirëkuptim dhe durim për organizimin e votimit parlamentar”, thuhet në fjalim. Ministri Millkov shprehu shpresën për ndërveprim të frytshëm edhe në të ardhmen, në mënyrë që bashkatdhetarët tanë jashtë vendit ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

Më shumë nga rubrika

Në takime të ndryshme ndërkombëtare do të diskutohet lufta në Ukrainë

Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së do të takohen në Bruksel. Tema kryesore e debateve do të jetë mbështetja për Ukrainën. Takimi është përgatitor për takimin e liderëve evropianë më 23 dhe 24 mars. Në fillim, ministri i Jashtëm..

botuar më 23-03-20 9.36.PD

Nuk ka pasur asnjë vdekje nga Covid gjatë 24 orëve të fundit

31 janë të infektuar rishtazi me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 29 nga një ditë më parë. Mbi 58% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6% e 517 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 7.2% të treguesit të dielën,..

botuar më 23-03-20 9.08.PD

Rreth 15% e seksioneve me video monitorim janë pa mbulim interneti

Të gjithë celularët që do të regjistrojnë dhe transmetojnë në komisionet sektoriale gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 prillit, i janë dorëzuar kompanisë “Shërbimi Informativ”. Pajisjet kontrollohen për..

botuar më 23-03-17 7.06.MD