Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“O re e bardhë" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Ran Bosilek
Foto: Facebook/BulgarianArchives

"Më thuaj, o re e bardhë,

nga po vjen, ku ke fluturuar?

i pe oborret e babait tim?

e dëgjove nënën të fliste:

"Çfarë po bën fëmija im i dashur,

duke e ndarë bukën e huaj me njerëz të huaj..."

Kështu fillon kënga e dashur bullgare “O re e bardhë”, me tekst të Ran Bosilekut – pseudonim i Genço Negencovit, shkrimtar, poet, përkthyes bullgar, i cili krijoi vepra të mrekullueshme për fëmijë dhe të rritur.

Titulli origjinal i këngës është “Më thuaj, o re e bardhë” – fjalët e para të vjershës. Vjersha është shkruar në vitin 1916 në Bruksel, ku Genço Negencov ishte student i drejtësisë. Menjëherë pas kësaj, teksti u shndërrua në një këngë të bukur që interpretohej nëpër festa të ndryshme. Flitet se shkrimtari ka qenë shumë krenar që njerëzit e kanë pranuar “O re e bardhë” si një krijim popullor. Madje ai dilte në rrugën ku jetonte (rruga “Mbretit Ivan Asen II, pranë Orllov Most) dhe i pyeste kalimtarët nëse e dinin se kush ishte autori i tekstit. Përgjigjet e tyre: “Teksti është popullor”, i sillnin atij një gëzim shumë të madh.

Ndër interpretuesit e shumtë të "O re e bardhë" janë këngëtarët e njohur Georgi Rafaillov dhe Maria Petrova, "Eva Kuartet" dhe Daniell Spasov, Vanja Kostova, Desi Dobreva, Silvi Vartan dhe Ishtar, si dhe dueti “Doni dhe Momçill”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 1 000 interpretues të folklorit të Stranxhës këndojnë në konkursin "Me këngët e Zllatka Stavrevës"

Edicioni i dytë i Garës Kombëtare të Folklorit “Me këngët e Zllatka Stavrevës” mblodhi mbi 1 000 interpretues, njoftuan organizatorët e tij. Gjatë fundjavave, 13 dhe 14 prill, interpretues të moshave të ndryshme do të konkurrojnë në Qendrën e Kulturës në..

botuar më 24-04-13 9.05.PD
Borisllav Sllavov

Një kompozitor bullgar me çmimin për "Muzikën më të mirë" BAFTA

Kompozitori bullgar Borisllav Sllavov fitoi çmimin prestigjioz për "Muzikën më të mirë" në edicionin e 20-të të sivjetshëm të Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit BAFTA GAMES AWARDS, njoftoi BNR "Horizont". Sllavov mori njohjen si..

botuar më 24-04-12 4.08.MD

"E pafund"

Pas një pauze të gjatë krijuese, në të cilën Joanna Dragnevës i ndodhën gjërat më të mira - brenda katër viteve ajo u bë nënë dy herë dhe mbrojti një disertacion doktorature në fushën e psikologjisë sociale, këngëtarja e talentuar u kthye në skenën..

botuar më 24-04-12 6.05.PD