Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Stefanova krijon një urë ndërmjet Bullgarisë dhe Zelandës së Re me pikturat e saj

13
Foto: Gergana Mançeva

Zelanda e Re gjithmonë i është dukur e panjohur, ekzotike dhe e largët artistes së re Ekaterina Stefanova, e cila 5 vite më parë u vendos për të jetuar e punuar mijëra kilometra larg atdheut të saj, por së pari në Australi. Ndryshimi ishte tronditës për të, jo vetëm për shkak të diferencës së madhe kohore, por edhe për shkak të klimës dhe mjedisit multikulturor në Sidnej. Por ky qytet kozmopolit nuk i siguroi Ekaterinës vetminë dhe kohën e domosodoshme për punë krijuese. Prandaj ajo vendosi një tjetër udhëtim, këtë herë në Zelandën e Re. Pikërisht në vendin-ishull në Oqeanin Paqësor bullgarja 22-vjeçare zbuloi "parajsën e saj në tokë" ku të realizojë ëndrrat e saj. Dhe ëndrra rezultoi të jetë një - të jetojë në ritmin e natyrës dhe të tregojë për përvojat e vajzës përmes pikturave të saj.

Zelanda e Re e magjepsi Ekaterina Stefanovën me natyrën e saj të pastër dhe mahnitëse, me aftësinë e njerëzve për të jetuar në mënyrë që të mos ndryshojnë asgjë nga liqenet, lumenjtë, malet dhe plazhet ku janë shtëpitë e tyre. Aty bullgarja e re kuptoi se për të qenë e lumtur nuk duhet ndryshuar, por duhet përshtatur me mjedisin. Ajo merr ide dhe frymëzim nga ngjyrat e ndezura të Zelandës së Re dhe para pak kohe u kthye në vendlindje, që të realizojë ekspozitën e saj të parë në Sofje gjatë muajit shtator, në të cilën autorja na tregoi pikturat e saj, të cilat kanë karakter artistik dhe dokumentar, pasi janë pikturuar në bazë të imazheve fotografike të realizuara nga Ekaterina në natyrën e ishullit.

“Unë, si shumica e sofjanasve, i dua malet dhe nuk mund të jetoj pa ndjenjën se mali është afër shtëpisë sime, prandaj zgjodha të jetoj në Zelandën e Re”. Tani jetoj pranë malit, mund ta arrij për gjysmë ore dhe mund të shëtis gjithmonë atje. Kjo është një vend i vogël, me natyrë shumë të larmishme dhe është e lehtë të gjesh vendin ku dëshiron të shkosh. Ajo më kujton shumë Bullgarinë, në Australi nuk ishte kështu, prandaj preferova Zelandën e Re - na tregoi Ekaterina Stefanova zgjedhjen e saj për të jetuar më paqësisht, në natyrë në vendin e Maorëve. Tani jetoj në një shtëpi me oborr ku dëgjohen cicërimat e zogjve, kjo më pëlqen më shumë, ndihesh i lirë, ke hapësirë ​​rreth teje dhe nuk je i rrethuar vazhdimisht nga turma njerëzish, siç ishe në Australi. Përveç kësaj, ky vend është shumë më afër Bullgarisë për nga karakteristikat klimatike - ka 4 stinë, ka borë në male, ndërsa Australia ka një klimë më tropikale, është shumë e ngrohtë dhe kjo e vështirëson shumë njeriun që nuk është mësuar me klimën.”

Ajo që i bën më shumë përshtypje bullgares është kultura në Zelandën e Re. “Këtu nuk ekziston një praktikë që të organizohen ekspozita me piktura dhe publiku t'i vizitojë ato”, thotë Ekaterina Stefanova, e cila në vitin 2017 u diplomua në Shkollën e Lartë Kombëtare të Arteve të Aplikuara “Shën Luka” në Sofje. Megjithatë, prej dy vitesh ajo punon larg profesionit të saj, në fushën e turizmit në Christchurch. Ekaterina nuk bën plane afatgjata për jetën në vendin e Paqësorit dhe thotë se gjatë qëndrimit atje nuk ka pasur mundësi të takohet me bullgarë të tjerë.

"Në Zelandën e Re, njerëzit përpiqen të ruajnë natyrën dhe kalojnë kohën e tyre duke praktikuar sporte ekstreme, ecje, ngjitje, etj. E tillë është jeta kulturore atje dhe është shumë e ndryshme nga ajo në Evropë. Rreth plazheve të tyre, për shembull, nuk ka hotele dhe restorante pranë, sepse kjo nuk është në sinkron me natyrën. Edhe rreth kurioziteteve të tyre më të shquara nuk ka vend për të qëndruar, mungon edhe infrastruktura rrugore. Ata qëllimisht nuk duan të zhvillojnë turizmin që të ruajnë vendet e tyre të bukura. Këtë verë, për herë të parë që kur u largova, u ktheva në Bullgari. Distancat janë të mëdha dhe pandemia nuk më lejoi të udhëtoj. Prandaj, përmes pikturave të mia tani po përpiqem t'u tregoj të gjithëve atë që kam përjetuar dhe atë që kam kuptuar në kohën e kaluar, kur nuk kam qenë në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anna Fuckova

Kolegja jonë e dashur Anna Fuckova u nda nga jeta

Ekipi i Radio Bullgarisë njofton me dhimbje se sot në moshën 52-vjeçare ndërroi jetë kolegia jonë e dashur Anna Fuckova . Ani humbi betejën me kancerin, por la shpirtin dhe zemrën e saj në radio, ku punoi deri në fund për më shumë se 20 vjet...

botuar më 23-12-14 6.17.MD
Foto: Facebook /Manita Vartan

Gruaja më e bukur evropiane e martuar është bullgare

Vitin e kaluar ajo fitoi çmimin në konkursin kombëtar “Mrs. Bulgaria International”, ndërsa pak ditë më parë u shpall si evropianja më e bukur e martuar. Manita Vartan mori titullin “Mrs. Europa 2023” në konkursin prestigjioz në Stamboll...

botuar më 23-12-10 11.10.PD
Foto: faqja në Facebook e M. Selimit

Milena Selimi e do Bullgarinë dhe përkthen shkrimtarin Georgi Gospodinov

Shkrimtarja, përkthyesja dhe figura publike shqiptare Milena Selimi, e cila nga qershori i vitit 2023 është përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, rrjedh nga familja e një bullgareje dhe një shqiptari. Që..

botuar më 23-11-28 2.05.MD