Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sezoni turistik dimëror do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, sipas ministrit të linjës

Foto: arkiv

Ministri i turizmit Ilin Dimitrov shprehu pritjet se sezoni i ardhshëm dimëror do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, që sipas tij ishte rekord. “Regjistrimet po shkojnë shumë mirë, shpresoj të mos ketë kthesa të forta në situatën gjeopolitike”,  komentoi ai. Vendi ynë po përjeton rritje në një sërë tregjesh, përfshirë ato të Britanisë së Madhe dhe Izraelit. Rezultatet e mira janë për shkak të reklamave dhe faktit që në Evropën Perëndimore çmimet u rritën shumë, ndërsa tek ne nuk janë aq të larta. Ilin Dimitrov tha gjithashtu se propozoi kompensime dhe tavan për energjinë elektrike dhe gazin për industrinë, si dhe ruajtjen e normës së TVSH-së prej 9 për qind. Megjithatë, kjo do të varet nga Kuvendi Popullor kur votohet buxheti i shtetit. 



Më shumë nga rubrika

Lugina e lumit Rusenski Llom dhe fenomenet e saj turistike

Rrjedhja e lumit Danub përgjatë territorit të Bullgarisë, si dhe rajonet e ngjitur, ende janë të panjollosur nga turizmi masiv, për kënaqësinë e njohësve të natyrës së egra ose dashamirësve të adrenalinës. “Kur flasim për turizmin në rajon, e..

botuar më 23-05-08 10.00.PD
Lumi Arda

Adrenalina e lartë përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Arda në Rodopet

Lumi Arda buron në afërsi të fshatit Gorna Arda, afër kufirit tonë me Greqinë, dhe gjarpëron nëpër luginat e bukura të Rodopeve të Mesme. Pamjet e kodrave të mbushura me fshatra prej guri, minaret e xhamive të spikatura dhe kupolat shkëlqyese të..

botuar më 23-05-07 11.25.PD
Katedralja

Një shëtitje turistike në Sofje paraqet pamje historike nga Mesjeta

Një rrugë e re turistike, e financuar nga Bashkia e Kryeqytetit, zbulon periudhën mesjetare të Sofjes përmes vendeve të reja arkeologjike si Porta Perëndimore, rezervati historiko-arkeologjik "Serdika - Sredec", muzeu arkeologjik nëntokësor nën..

botuar më 23-04-28 7.41.MD