Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Shpresoj që Kuvendi Popullor të na nxjerrë nga spiralja e paqëndrueshmërisë politike

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

“Megjithë jetën e shkurtër të parlamenteve të fundit, çdo fillim është i mbushur me shpresë dhe ju keni mundësinë të lini një gjurmë të denjë në histori duke treguar arsye, përgjegjësi qytetare dhe vullnet në këto kohë të vështira për Bullgarinë dhe Evropën.

Me këto fjalë, presidenti Rumen Radev iu drejtua deputetëve në Kuvendin e 48-të Popullor dhe uroi që ta nxjerrin vendin nga spiralja e destabilitetit politik. Ai theksoi se duhet mençuri dhe guxim për të formuar një qeveri që do të gjejë zgjidhje për problemet urgjente si varfëria, të ardhurat e ulëta, rritja e krimit.

“Prioriteti kryesor në punën e parlamentit dhe qeverisë është garantimi i sigurisë kombëtare – vazhdoi kreu i shtetit. - Sot kjo do të thotë forcim të kapaciteteve të veta mbrojtëse, përshpejtim të modernizimit të forcave të armatosura. Ndaj që sot qeveria e përkohshme do të paraqesë një program të miratuar për kostot e investimeve prioritare për Ministrinë e Mbrojtjes dhe një projekt për tetë avionët e dytë. Shpresoj që ato të shqyrtohen shpejt dhe të mos lejohet që siguria kombëtare të kundërshtohet me politikën sociale”.

Rumen Radev gjithashtu theksoi se buxheti i shtetit për vitin 2023 duhet të miratohet deri në fund të vitit. “Qeveria e përkohshme është e gatshme të paraqesë një projektligj për buxhetin e shtetit”, shtoi ai.


Më shumë nga rubrika

Bullgarët në Azerbajxhan dënuan aktin terrorist para ambasadës së vendit në Iran

Bullgarët që jetojnë në Azerbajxhan shprehën simpatinë e tyre për viktimat e sulmit të armatosur në Ambasadën e Azerbajxhanit në Iran më 27 janar. Në një deklaratë drejtuar OKB-së, BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, ata shprehën..

botuar më 23-01-30 12.02.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Grevë kombëtare në Qipro për indeksimin e pagave sipas inflacionit Të enjten, më 26 janar, në Qipro, mijëra punonjës të sektorit publik dhe privat, duke përfshirë nëpunës të administratës dhe gazetarë, ndaluan punën për tre orë dhe dolën..

botuar më 23-01-27 3.40.MD

Si po përgatiten partitë parlamentare për zgjedhjet e ardhshme?

Formacionet e përfaqësuara në parlament tashmë po përgatiten të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e 49-të më 2 prill dhe të demonstrojnë optimizëm për rezultatet e tyre të ardhshme. "Ne do të kërkojmë dimensionet..

botuar më 23-01-25 4.58.MD