“Megjithë jetën e shkurtër të parlamenteve të fundit, çdo fillim është i mbushur me shpresë dhe ju keni mundësinë të lini një gjurmë të denjë në histori duke treguar arsye, përgjegjësi qytetare dhe vullnet në këto kohë të vështira për Bullgarinë dhe Evropën.
Me këto fjalë, presidenti Rumen Radev iu drejtua deputetëve në Kuvendin e 48-të Popullor dhe uroi që ta nxjerrin vendin nga spiralja e destabilitetit politik. Ai theksoi se duhet mençuri dhe guxim për të formuar një qeveri që do të gjejë zgjidhje për problemet urgjente si varfëria, të ardhurat e ulëta, rritja e krimit.
“Prioriteti kryesor në punën e parlamentit dhe qeverisë është garantimi i sigurisë kombëtare – vazhdoi kreu i shtetit. - Sot kjo do të thotë forcim të kapaciteteve të veta mbrojtëse, përshpejtim të modernizimit të forcave të armatosura. Ndaj që sot qeveria e përkohshme do të paraqesë një program të miratuar për kostot e investimeve prioritare për Ministrinë e Mbrojtjes dhe një projekt për tetë avionët e dytë. Shpresoj që ato të shqyrtohen shpejt dhe të mos lejohet që siguria kombëtare të kundërshtohet me politikën sociale”.
Rumen Radev gjithashtu theksoi se buxheti i shtetit për vitin 2023 duhet të miratohet deri në fund të vitit. “Qeveria e përkohshme është e gatshme të paraqesë një projektligj për buxhetin e shtetit”, shtoi ai.
Arrestuan shefin e stacionit në Larisa të Greqisë, për shkak të aksidentit të rëndë të trenit Shefi i stacionit në Larisa ka pranuar se ishte gabimi njerëzor që çoi në përplasjen tragjike të trenit në Greqinë Veriore. Arsyeja është..
Mbi 43 500 janë viktimat tashmë të konstatuara të tërmeteve në Turqi Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 43 500 persona humbën jetën e tyre si pasojë e tërmeteve me epiqendër Kahramanmarash në Turqi, njoftoi Radio Televizioni Turk. Që..
Konflikti në Ukrainë ishte fokusi i konferencës vjetore të shefit të mbrojtjes, Admiral Emill Eftimov. Një vit pas fillimit të luftës, sipas fjalëve të tij, konflikti “tregoi rëndësinë dhe rolin e formacioneve të përgatitura mirë, të motivuara dhe..