“Megjithë jetën e shkurtër të parlamenteve të fundit, çdo fillim është i mbushur me shpresë dhe ju keni mundësinë të lini një gjurmë të denjë në histori duke treguar arsye, përgjegjësi qytetare dhe vullnet në këto kohë të vështira për Bullgarinë dhe Evropën.
Me këto fjalë, presidenti Rumen Radev iu drejtua deputetëve në Kuvendin e 48-të Popullor dhe uroi që ta nxjerrin vendin nga spiralja e destabilitetit politik. Ai theksoi se duhet mençuri dhe guxim për të formuar një qeveri që do të gjejë zgjidhje për problemet urgjente si varfëria, të ardhurat e ulëta, rritja e krimit.
“Prioriteti kryesor në punën e parlamentit dhe qeverisë është garantimi i sigurisë kombëtare – vazhdoi kreu i shtetit. - Sot kjo do të thotë forcim të kapaciteteve të veta mbrojtëse, përshpejtim të modernizimit të forcave të armatosura. Ndaj që sot qeveria e përkohshme do të paraqesë një program të miratuar për kostot e investimeve prioritare për Ministrinë e Mbrojtjes dhe një projekt për tetë avionët e dytë. Shpresoj që ato të shqyrtohen shpejt dhe të mos lejohet që siguria kombëtare të kundërshtohet me politikën sociale”.
Rumen Radev gjithashtu theksoi se buxheti i shtetit për vitin 2023 duhet të miratohet deri në fund të vitit. “Qeveria e përkohshme është e gatshme të paraqesë një projektligj për buxhetin e shtetit”, shtoi ai.
Në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zëvendësministri i punëve të jashtme Kostadin Koxhabashev rikonfirmoi qëndrimin e Bullgarisë për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial..
“Ne kemi nevojë jo vetëm për një strategji gjithëpërfshirëse se si të ndalojmë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por edhe si të fitojmë paqen më pas”. Këtë e deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev në samitin e vendeve B9 në Varshavë. Sipas Radev, fokusi..
Në kuadrin e vizitës së saj në Kosovë me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit nënpresidentja Ilijana Jotova vizitoi zonat ku jetojnë kosovarë me vetëdije bullgare. Ajo u takua me përfaqësues të shoqatës “Bullgarët e bashkuar në..