Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një koleksion fansash prej sendesh nga universi i “Luftës së Yjeve” po viziton Sofjen

10
Foto: Sofia Tech Park

Çdo ditë deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, adhuruesit e epikës fantastike “Lufta e Yjeve” (“Star Wars”) mund të shijojnë një ekspozitë me rekuizita, kostume dhe lodra në një prej godinave në Sofia Tech Park. Ndër ekspozitat ka automjete, armë dhe shumë sende të tjera nga bota fantastike. Vlera totale e ekspozitës është mbi 100 000 euro.

"Lufta e Yjeve” është pjesë e një trashëgimie kinematografike që përhapet brez pas brezi. Subjekti i filmit, si dhe soundtrack-u, vepër e kompozitorit John Williams, vazhdon të emocionojë të rinjtë e të rriturit", thonë organizatorët, duke u drejtuar ftesë prindërve dhe fëmijëve.

Ekspozita është private dhe në pronësi të një prej koleksionistëve kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar. Në Evropë, deri më tani është shfaqur vetëm dy herë, në Muzeun e Shkencës Spaceport në Liverpul nga viti 2017 deri në 2019 dhe në verën e vitit 2022 në Finlandë.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Sofia Tech Park

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e Evropës, zëri i radios së Rodopeve feston 7-vjetorin e lindjes

Radioja rajonale e Radios Kombëtare Bullgare në Kërxhali (Bullgari Jugore) sot, më 9 maj, feston 7 vjetorin e lindjes. Në Bullgari na pëlqen të themi se 7 vitet e para janë më të rëndësishmet - një person ndërgjegjësohet për veten dhe mëson..

botuar më 23-05-09 12.57.MD

Grekët janë komuniteti studentor më i madh në Bullgari

Pothuajse ¼ e studentëve të huaj në Bullgari janë nga Greqia. Në vend të dytë janë studentët nga Britania e Madhe, të ndjekur nga ata nga Gjermania, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2022/23. Prej disa vitesh..

botuar më 23-05-09 11.48.PD
Foto: Shkolla „Vasill Levski“ në Zaragoza

Shkolla "Vasill Levski" në Zaragoza ka 14 vjet që ruan të gjallë kujtimin e Bullgarisë dhe heronjve tanë

Imazhi dhe vepra e Apostullit të Lirisë lind në mendjen e çdo bullgari kur duhet të thotë emrin e një heroi kombëtar. Dhe pavarësisht se historianët debatojnë për disa momente nga jeta e tij, ai ze një vend të rëndësishëm në zemrat e popullit të..

botuar më 23-05-07 9.35.PD