Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një koleksion fansash prej sendesh nga universi i “Luftës së Yjeve” po viziton Sofjen

10
Foto: Sofia Tech Park

Çdo ditë deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, adhuruesit e epikës fantastike “Lufta e Yjeve” (“Star Wars”) mund të shijojnë një ekspozitë me rekuizita, kostume dhe lodra në një prej godinave në Sofia Tech Park. Ndër ekspozitat ka automjete, armë dhe shumë sende të tjera nga bota fantastike. Vlera totale e ekspozitës është mbi 100 000 euro.

"Lufta e Yjeve” është pjesë e një trashëgimie kinematografike që përhapet brez pas brezi. Subjekti i filmit, si dhe soundtrack-u, vepër e kompozitorit John Williams, vazhdon të emocionojë të rinjtë e të rriturit", thonë organizatorët, duke u drejtuar ftesë prindërve dhe fëmijëve.

Ekspozita është private dhe në pronësi të një prej koleksionistëve kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar. Në Evropë, deri më tani është shfaqur vetëm dy herë, në Muzeun e Shkencës Spaceport në Liverpul nga viti 2017 deri në 2019 dhe në verën e vitit 2022 në Finlandë.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Sofia Tech Park

Më shumë nga rubrika

Një grua bullgare sjell shpirtin e atdheut të saj në Tajlandë

Bashkatdhetarja jonë Dejana Minçeva Viktorson prej 13 vitesh prezanton traditat, zakonet, kulturën, historinë dhe kuzhinën bullgare për banorët e ishullit Phuket, në Tajlandë. Në Phuket, Dejana njihet jo vetëm mes bullgarëve, por edhe si..

botuar më 23-05-20 10.15.PD

Festivali i bletëve në Sofje

Festivali njëditor "Dita e Bletëve" 2023 zhvillohet më 20 maj në livadhin e madh në Parkun Jugor në Sofje. Festa synon të tërheqë vëmendjen tek bletët, ndërsa rasti është Dita Botërore e Bletës. Organizatorët nga Shoqata "Mjalti i Vërtetë" kanë..

botuar më 23-05-20 7.30.PD

Po afron Festivali i 120-të i Trëndafilit në Kazanllëk, ndërsa qyteti ka një "Mbretëreshë të re të Trëndafilit"

Edicioni i pesëdhjetë e pestë i konkursit "Mbretëresha e Trëndafilit" 2023" mbahet më 19 maj, në Shtëpinë e Kulturës "Arsenal" në qytetin Kazanllëk. Organizatorët nga Bashkia në “Luginën e Trëndafilave” kanë përgatitur një surprizë me një..

botuar më 23-05-19 10.35.PD