Çdo ditë deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, adhuruesit e epikës fantastike “Lufta e Yjeve” (“Star Wars”) mund të shijojnë një ekspozitë me rekuizita, kostume dhe lodra në një prej godinave në Sofia Tech Park. Ndër ekspozitat ka automjete, armë dhe shumë sende të tjera nga bota fantastike. Vlera totale e ekspozitës është mbi 100 000 euro.
"Lufta e Yjeve” është pjesë e një trashëgimie kinematografike që përhapet brez pas brezi. Subjekti i filmit, si dhe soundtrack-u, vepër e kompozitorit John Williams, vazhdon të emocionojë të rinjtë e të rriturit", thonë organizatorët, duke u drejtuar ftesë prindërve dhe fëmijëve.
Ekspozita është private dhe në pronësi të një prej koleksionistëve kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar. Në Evropë, deri më tani është shfaqur vetëm dy herë, në Muzeun e Shkencës Spaceport në Liverpul nga viti 2017 deri në 2019 dhe në verën e vitit 2022 në Finlandë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Sofia Tech ParkNë një forum diskutimi mbi krizën demografike, sociologu nga agjencia AFIS Jurij Asllanov njoftoi se çdo vit popullsia e Bullgarisë zvogëlohet me më shumë se 50 000 njerëz, që është e barabartë me një qytet të madh me madhësinë e një qendre rajonale...
Ka rreth 90 milionë persona me aftësi të kufizuara në BE, të cilët përballen me vështirësi të ndryshme kur u duhet të udhëtojnë ose të lëvizin për të jetuar në një vend tjetër evropian. Për të siguruar akses të barabartë dhe të lehtë në shërbimet..
Këshilli për Shtetësinë pranë Ministrisë së Drejtësisë raporton për raste të reja të dokumenteve të paraqitura false, me të cilat kërkohet shtetësia bullgare me natyralizim, për shkak të origjinës bullgare. Dokumentet u gjetën gjatë këqyrjes së..
Bullgaria do të duhet të respektojë elemente të veçanta të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe..