Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapi dyert Muzeu i Spiritualitetit në Shiroka Llëka

Foto: shirokalaka.net

Pas riparimeve dhe restaurimeve të mëdha, u rimëkëmb shkolla në fshatin Shiroka Llëka. Shkolla, e ndërtuar në 1888, rihap dyert e saj, por këtë herë si Muze i Spiritualitetit. Ai paraqet artefakte, dokumente dhe fotografi që lidhen me historinë e Shiroka Llëkas. Vizitorët mund të shohin edhe eksponate unike nga krishterimi i hershëm.

Shkolla “Shën Pantalejmon” është ndërtuar me 22 000 lira, të mbledhura si donacione nga mjeshtrit vendas Kostadin Bozov dhe Vasil Bellogashtev - Kjotata. Ndërtesa ka mure të pjerrëta nga brenda, falë të cilave arrin t'u mbijetojë fatkeqësive natyrore. Në vazhdim të 30 vjetëve, shkolla ishte braktisur, për shkak të rinovimeve që kishin filluar, por u pezulluan gjatë socializmit. Restaurimi i ndërtesës, e cila është në pronësi të Mitropolisë të Plovdivit, kushton mbi 700 000 leva.

Shkolla ndodhet në oborrin e kishës “Fjetja e Hjylindëses Mari”, e cila ka një histori heroike. Është ndërtuar për 38 ditë nga banorët vendas në pranverën e vitit 1834, kur tokat bullgare ishin ende brenda kufijve të Perandorisë Osmane, pas lejes së posaçme të Mahmudit të Parë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Një kamping në vendin tonë ofron një pushim me vetëshërbim

Kamping në Plovdiv? Ndoshta ju tingëllon e çuditshme, por qyteti antik në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme ofron këtë mundësi për kureshtarët të njohin trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të kësaj krahine. Megjithatë,..

botuar më 23-07-29 11.35.PD

Një panair i kosit bullgar në Razgrad promovon traditat popullore

“Razgrad po bëhet përsëri kryeqyteti i kosit”, tha nënkryetari i komunës, Dobrin Dobrev, me rastin e hapjes së Panairit të 21-të të kosit sot. Ideja e panairit është popullarizimi i traditave popullore të grupit etnografik Kapanci, që lidhet me..

botuar më 23-07-26 7.20.PD
Plazhi i Ravdës

Ravda feston në ditën e Shën Parashqevisë

Në ditën e sotme të Shën Parashqevisë – mbrojtëses së Ravdës dhe patronit të kishës lokale, një nga fshatrat tanë më të njohur të Detit të Zi do të kremtojë festën e tij. Dita solemne do të fillojë me liturgjinë solemne tradicionale në kishën..

botuar më 23-07-26 6.10.PD