Pas riparimeve dhe restaurimeve të mëdha, u rimëkëmb shkolla në fshatin Shiroka Llëka. Shkolla, e ndërtuar në 1888, rihap dyert e saj, por këtë herë si Muze i Spiritualitetit. Ai paraqet artefakte, dokumente dhe fotografi që lidhen me historinë e Shiroka Llëkas. Vizitorët mund të shohin edhe eksponate unike nga krishterimi i hershëm.
Shkolla “Shën Pantalejmon” është ndërtuar me 22 000 lira, të mbledhura si donacione nga mjeshtrit vendas Kostadin Bozov dhe Vasil Bellogashtev - Kjotata. Ndërtesa ka mure të pjerrëta nga brenda, falë të cilave arrin t'u mbijetojë fatkeqësive natyrore. Në vazhdim të 30 vjetëve, shkolla ishte braktisur, për shkak të rinovimeve që kishin filluar, por u pezulluan gjatë socializmit. Restaurimi i ndërtesës, e cila është në pronësi të Mitropolisë të Plovdivit, kushton mbi 700 000 leva.
Shkolla ndodhet në oborrin e kishës “Fjetja e Hjylindëses Mari”, e cila ka një histori heroike. Është ndërtuar për 38 ditë nga banorët vendas në pranverën e vitit 1834, kur tokat bullgare ishin ende brenda kufijve të Perandorisë Osmane, pas lejes së posaçme të Mahmudit të Parë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Unë fola me një numër ekspertësh të cilët janë të bindur se nuk ka ndotje në Detin e Zi. Informacioni që është shfaqur është pjesë e një fushate negative që nuk bazohet në fakte. Mund t'i deklaroj botës me përgjegjësi se Deti i Zi është i pastër..
Duke filluar nga sot, turistët në bregdetin bullgar të Detit të Zi kanë mundësinë të rezervojnë një ombrellë dhe shezlong në plazh përmes aplikacionit My spot, i cili mund të shkarkohet në çdo telefon celular. Rezervimi dhe pagesa online mund..
Nga data 20 korrik deri më 8 gusht do të vazhdojë ecja më e gjatë malore në Bullgari - Kom-Emine, e organizuar nga Federata Bullgare e Turizmit. Për të 70-tën herë, pjesëmarrësit do të ecin 650 kilometra në 20 ditë përgjatë kreshtës së malit Stara..